• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA KUNDËR KRIMIT/ Çuçi: Investimet në teknologji 5-fishohen, reformojmë mbikqyrjen e policisë. Vetting për…
Home
Politikë

LUFTA KUNDËR KRIMIT/ Çuçi: Investimet në teknologji 5-fishohen, reformojmë mbikqyrjen e policisë. Vetting për…

25 January, 2022 Delo.autor Politikë

“Modernizimi përmes dixhitalizimit dhe investimeve në teknologji, si dhe reformimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë dy nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet puna e Ministrisë së Brendshme përsa i përket Policisë së Shtetit”.

Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi gjatë një diskutimi me studentë dhe pedagogë në Universitetin Barleti. “Ajo që mund të bëjmë ne është të shfrytëzojmë modernizimin e teknologjisë. Shtete të cilat kanë mangësi për shkak të traditës, mund të arrijnë shpejtësinë e vendeve të tjera duke marrë teknologjinë e fundit.

Meqë teknologjia avancon shumë shpejt, ti mund të jesh në një investim të caktuar në teknologji në të njëjtin hap si një shtet i zhvilluar. Që në buxhetin e këtij viti unë arrita për fat të mirë të pesëfishojë investimet e parashikuara në teknologji krahasuar me një vit më parë”, tha ministri Çuçi.

Sa i përket reformimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (SHÇBA) ai përmendi ligjin e ri të miratuar në muajin dhjetor dhe shtimin e kompetencave për këtë institucion.

“Ajo që unë e besoj fort është se sa më shumë pavarësi të ketë një institucion në një sistem të caktuar, aq më shumë kontroll duhet ushtruar mbi këtë institucion, kontroll nga jashtë, jo kontroll politik. Objektivi tjetër është reformimi i Agjencisë Mbikëqyrëse të Policisë. Pra, duke i dhënë gjithmonë e më tepër pavarësi piramidës së policisë, por duke rritur instrumentat kontrollues. Kemi bërë një ligj të ri, që kjo agjenci nuk është strukturë policore, është civile, është jashtë strukturës së policisë. I kemi dhënë kompetenca më tepër se çka pasur SHÇBA”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Duke folur për procesin e Vettingut të trupës policore, ai tha se verifikimit të integritetit profesional e pasuror do t’i nënshtrohen vetëm ata punonjës që duan të marrin pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit.

“Kur mora detyrën si Ministër i Brendshëm e pezullova vettingun për të gjithë trupën policore. Dhe tani po fokusohem për një ligj tjetër, që vettingu të jetë një proces që do të bëhet për ata punonjës policie që duan të shkojnë në pozicione drejtuese. Kjo e rregulluar qartë. Integriteti profesional dhe morali i figurës dhe integriteti pasuror, i cili do të bëhet me një instrument që sot e ka ligji dhe shteti shqiptar; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, theksoi ministri Çuçi.

Në vijim të diskutimit ai vlerësoi Policinë e Shtetit si një nga institucionet më të besueshme në vend, kjo duke iu referuar studimeve të huaja që masin perceptimin e publikut shqiptar. Çuçi evidentoi gjithashtu faktin se Policia e Shtetit sot kryen hetime të përbashkëta me vende të Bashkimit Europian si Spanja, Italia, Holanda etj. Nuk bëhet fjalë më për thjesht shkëmbim informacioni, por për skuadra të përbashkëta hetimore u shpreh ai, çka dëshmon për një nivel maksimal besueshmërie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË SHQIPËRI/ Regjistrohen 2,156 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Previous article DOKUMENTI/ Zgjedhjet në 6 bashki, LSI dorëzon në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT