• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Zyrtarët e SHBA: Jemi afër pikut të pandemisë
Home
Nderkombetare

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Zyrtarët e SHBA: Jemi afër pikut të pandemisë

12 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA janë afër pikut të pandemisë së koronavirusit të ri, por ekspertë të tjerë shprehen se pa një vaksinë ose një kurë të efektshme, rihapja plotësisht e ekonomisë mund të zgjasë më shumë nga sa do të dëshironte administrata e Presidentit Donald Trump.

“Modelet tregojnë se jemi shumë afër pikut. Prandaj mendoj se informacioni është i saktë,” tha Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn për programin “This Week” të televizionit ABC.

Presidenti Donald Trump ka këmbëngulur që vendi të hapet sa më shpejt, madje duke sugjeruar në një rast se Pashkët mund të ishin momenti për ta bërë këtë.

Por profesionistët e mjekësisë thanë më pas se rihapja do të ishte e pamundur para fillimit të majit, duke paralajmëruar se infeksionet mund të rigjallërohen nëse hiqen kufizimet.

Zoti Hahn tha se është tepër herët për të caktuar një datë, por shtoi se “Ne shohim dritë në fund të tunelit”.

Eksperti amerikan Zeke Emanuel, këshilltar special i drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, tha për ABC News se nuk parashikon që jeta t’i kthehet plotësisht normalitetit edhe për 18 muaj të tjerë. “Kushdo që ju thotë se do të kemi një vaksinë për tre ose katër muaj, ky nuk është realiteti se si funksionon biologjia dhe kërkimi shkencor,” tha ai.

Megjithëse disa modele parashikojnë që e diela të shënojë pikun e sëmundjes, kurba e zbritjes nënkupton shumë javë të tjera gjatë të cilave njerëzit në të gjithë vendin duhet të tregojnë kujdes, thanë zyrtarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK I NDAHET 30 MJEKËVE/ Fatos Lubonja letër të hapur italianëve: Mos e besoni Ramën se ai është si Gadaff
Previous article FORMULA 1 E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Në pistën e Spielberg nis sezoni i ri, dy gara me dyer të mbyllura

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT