Një simptomë e re është shtuar në listën e mjekëve për njerëzit e prekur me Covid-19, një ndjenjë e pazakontë që pacientët ndiejnë në trupat e tyre, raporton New York Post.
Më parë simptomat e koronavirusit ishin humbja e nuhatjes dhe shijes, kolla e thatë, temperatura, diarre dhe ethe.
Disa nga të infektuarit kanë publikuar në rrjetet sociale atë që ndiejnë gjatë sëmundjes, dhe disa nga simptomat janë mjaft të rralla.
Një grua e infektuar shkruajti në rrjetet sociale se kishte “një ndjenjë elektrike në lëkurë”, ndërsa një tjetër që themeloi lëvizjen #MeToo Tarana Burke, shpjegoi se ajo dhe partneri i saj, të dy të infektuar, ndjenin sikur lëkura e tyre po digjej.
Mjekët thonë se kjo simptomë nuk është e zakonshme, dhe se mund të jetë një përgjigje autoimune e organizmit që prek sistemin nervor të pacientëve.
“Është e qartë që është identifikuar, por ne ende nuk e dimë se sa është e përhapur,” thotë Daniel Griffin, shefi i departamentit të sëmundjes infektive në Qendrën ProHealth të SHBA-së.
Ndjenja e djegies së lëkurës mund të jetë rezultat i luftës së trupit kundër virusit, por siç thotë Griffin, neurologët nuk janë ende të sigurt nëse kjo është përgjigja e organizmit ndaj virusit po shkakton këtë ndjenjë të çuditshme, raporton New York Post.


