• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lufta kundër ISIS-it: Nga kërcënimet për “ditë të zeza” tek projekti mbarëkombëtar
Home
Sociale

Lufta kundër ISIS-it: Nga kërcënimet për “ditë të zeza” tek projekti mbarëkombëtar

12 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Ishte 5 qershori i 2015, kur në të gjithë mediat shqiptare qarkulloi për herë të parë një video në shqip e Shtetit Islamik që kërcënonte me sulme terroriste Shqipërinë dhe trojet e tjera etnike.

Në atë moment, sipas të dhënave të Shërbimit Informativ Shtetëror, 140 shqiptarë i ishin bashkuar në total Shtetit Islamik dhe kishte arsye reale për të qenë të shqetësuar.

Megjithatë, ajo video përkoi gjithashtu me një pikënisje të një qasje të re të shtetit shqiptar ndaj fenomenit të luftëtarëve të huaj e si rezultat, në dy vitet e fundit, numri i shqiptarëve që i janë bashkuar organizatave terroriste ka rënë në zero.

Por, si e fitoi shteti shqiptar luftën kundër terrorizmit? Përgjigjja është komplekse dhe lidhet me disa hapa të ndërmarra paralelisht brenda vendit dhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Për të luftuar këtë fenomen të ri, për herë të parë në vitin 2015, Shqipëria aprovoi një strategji dhe plan veprimi kombëtar për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova përshtati të njëjtin plan një vit më vonë. Kjo strategji e gjithanshme hodhi edhe bazat e një bashkëpunimi më të thellë me agjensitë ligjzbatuese dhe me agjensitë e inteligjencës së vendeve të NATO-s.

Megjithatë, ajo nuk u ndal vetëm në bashkëpunimin e fushës së inteligjencës.

Një vit më vonë, në 2016-n, për herë të parë u zgjodh një koordinator kombëtar për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, i cili do të koordinojë kryesisht aktivitetet e luftës kundër terrorizmit në fushën e edukimit dhe në sfërën sociale.

Si i tillë, koordinatori bashkërendon aktivitetin e komuniteteve lokale, mësuesve dhe përfaqësuesve të tjerë të shtetit, me qëllim çrrënjosjen e këtij fenomeni.

Zgjedhja e koordinatorit parapriu themelimin e qendrës koordinuese të ekstremizmit të dhunshëm, përmes një VKM në shkurt 2017. Qendra nisi nga puna duke nisur nga 1 janari 2018.

Gjatë këtij viti, fokusi i kësaj qendre do të jetë i lidhur me zbatimin e një projekti mbarëkombëtar në të gjitha shkollat në rang vendi dhe në sistemin parauniversitar, ku fëmijëve do t’i mësohet se si do të identifikojnë, si të luftojnë dhe si t’i shmangen radikalizimit të mundshëm nga individë me pikëpamje radikale.

Një plan i tillë ka nisur të zbatohet me sukses edhe në një numër vendesh perëndimore, përfshi Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Australinë, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Silvio Berlusconi mbështet aktoren e njohur: Femrat “vdesin” që meshkujt t’i joshin!
Previous article Kukësi i 2018-ës bind, merita është e trajnerit Pacult

luljetaautor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT