Ministrja e Financave, Anila Denaj, i ka kërkuar administratës doganore që të vijojë luftën pa kompromis ndaj informalitetit.

Nga porti i Durrësit, Denaj tha se të gjithë sektorët që kanë një risk të lartë për korrupsion në dogana do të vëzhgohen me kujdes.

Anila Denaj: Është shumë e rëndësishme që pika të caktuara doganore ta marrin këtë si rol mëe të shtuar se disa pika të tjera pasi jo të gjithë kanë të njëjtin risk. Kur vjen çështja e trajtimit të disa elementëve për të luftuar informalitetin, korrupsionin dhe trafiqet.

Kjo është një njësi e cila ka elementin e rëndësisë ndër më të lartat në gjithë sistemin doganor. Është përgjegjshmëri shumë e lartë nga ana juaj për ta realizuar me përpikmëri dhe këto elementët e shtuar të aspektit lokal në aspekt të riskut janë të domosdoshëm. Ato duhet të faktorizohen, duhet të marrin dhe një peshë më të madhe.

Sipas Ministres së Financave, reformat e ndërmarra vitet e fundit për thjeshtimin e procedurave kanë ndikuar në përmirësimin e klimës dhe rritjen e besueshmerisë së biznesit në vend.