Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp tha se për momentin nuk ka asnjë alternativë për zgjidhje paqësore nga Kievi dhe janë të detyruar të vazhdojnë ‘operacionin special’
“Situata në Ukrainë është e vështirë tani për tani dhe nuk tregon potencial për një zgjidhje paqësore, duke marrë parasysh pozicionin zyrtar dhe jozyrtar të Kievit. Prandaj, tani për tani, ne nuk kemi rrugë tjetër veçse të vazhdojmë operacionin special ushtarak”, tha ai.


