• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Inteligjenca amerikane: Rusët kanë “ngecur” në Ukrainë, s’kanë arritur asnjë prej objektivave të tyre
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Inteligjenca amerikane: Rusët kanë “ngecur” në Ukrainë, s’kanë arritur asnjë prej objektivave të tyre

26 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

“Rusët janë shumë të frustruar për çfarë po ndodh në Ukrainë pasi deri më tani nuk kanë arritur asnjë prej objektivave parësorë të tyre”.

Kjo është çfarë raporton korrespondenti i “ForeignPolicy” Jack Detsch në Pentagon.

Sipas tij, inteligjenca amerikane nuk ka të dhëna që tregojnë se rusët kanë marrë nën kontroll ndonjë qytet gjatë tre ditëve të para të sulmit ndaj Ukrainës apo të kenë arritur kontroll absolut të qiellit.

Gjithçka ndodh teksa Kievi dhe qytetet e tjera të Ukrainës janë nën bombardimin e vazhdueshëm të forcave ruse, ndërkohë që autoritetet ukrainase raportojnë për më shumë se 3 000 rusë të vrarë, 80 tanke dhe më shumë se 500 mjete të tjera të shkatërruara.

Rezistenca e ukrainasve duket e fortë, ndërkohë që rusët po hasin mungesa në furnizime me ushqime dhe karburant.

"S'kanë arritur asnjë prej objektivave të tyre"/ Inteligjenca amerikane: Rusët kanë “ngecur” në Ukrainë

Aktualisht, rusët po tentojnë të marrin Kievin duke synuar fillimisht rrethimin e tij. Forcat ruse ndodhen pak kilometra nga Kievi, ndërkohë që në jug kanë avancuar më shumë duke marrë tashmë qytetin e Melitopolit. Në në very-lindje janë përreth Kharkivit, kurse në lindje nuk shihet ndonjë avancim i dukshëm përtej linjës së kontaktit me rebelët pro rusë.

Më herët, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba u bëri një thirrje të fortë ndaj grave, nënave dhe vajzave të Rusisë. Përmes postimit të fotos së disa ushtarëve rus të kapur në Ukrainë, Kuleba shprehet se ata nuk do t’i presin rusët me lule, prandaj nënat, gratë dhe vajzat ruse t’u bëjnë thirrje të tërhiqen nga vendi.

“Nëna, gra dhe vajza të ushtarëve rusë! Merrni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Qeveria juaj po gënjen. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, shkruan Kuleba në Twitter. /abcenws

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ORA POLICORE E PAKUPTIMTË"/ Alimehmeti: Masat duhet të ishin rishikuar me kohë
Previous article UDHËZIMI I BIDEN/ Blinken autorizon 350 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT