• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA ËSHTË KTHYER NË NORMALITET/ Si njerëzit në Ukrainë po shpërfillin sirenat pasi janë mësuar me rrezikun
Home
Botë

LUFTA ËSHTË KTHYER NË NORMALITET/ Si njerëzit në Ukrainë po shpërfillin sirenat pasi janë mësuar me rrezikun

11 June, 2022 s.autor Botë

Në kryeqytetin e Ukrainës jeta duket sikur po i rikthehet normalitetit. Edhe pse banorët e Kievit tani janë mësuar me rrezikun ata vazhdojnë të jenë vigjilentë, ndërsa sirenat për sulme ajrore nuk kanë të ndalur.

Ata banorë, që fillimisht u larguan nga shtëpitë e tyre, tashmë janë kthyer. Të tjerë përgatitet për të shkuar në zonat ku ka luftime.

Dielli shkëlqen në Kiev, por trishtimi dhe zymtësia mbizotërojnë. Me luftën që vijon në lindje dhe në jug, vera e këtij viti do të jetë ndryshe.

Kafenetë dhe restorantet janë hapur përsëri dhe të duket sikur gjithçka i është kthyer normalitetit, deri në momentet që dëgjohen sirenat të cilat njoftojnë për sulme ajrore.

19-vjeçarja Valeria, studente për sigurinë kibernetike, thotë se ajo i druhet një sulmi ajror kur del me miqtë e saj.

“Kur luajmë volejboll dhe dëgjojmë sirenat, kjo më frikëson. Mendoj se mund të na hedhin bomba nga qielli”, thotë ajo.Sulmet më të fundit me raketa në Kiev ishin ato të datës 5 qershor, pas disa javësh qetësie. Qytete të tjera vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit të luftës.

Violinisti Markiian Lukyniuk, i cili argëton kalimtarët me muzikë në një shesh të Kievit, thotë se njerëzit janë mësuar me rrezikun.

“Njerëzit i shpërfillin sirenat sepse ata janë mësuar me rrezikun”, thotë ai.

Në kushtet e një paqeje tejet të brishtë shumë prej të rinjve në Kiev po shpenzojnë energji, kohë, para e fuqitë e tyre për të mbështetur ata që luftojnë në vijën e frontit.

Andrii Bashtovyi, kryeredaktor i revistës në internet “The Village” me qendër në Kiev, pritet të niset së shpejti në zonat ku ka luftë.

Ai thotë se për momentin të paktën kryeqyteti ndihet i sigurt dhe njerëzit u janë kthyer aktiviteve të përditshme.

Shumë prej banorëve të Kievit që ishin larguar pas nisjes së luftës, tashmë janë kthyer. Por autoritetet vazhdojnë të jenë të kujdesshëm ndërsa në kryeqytet vijon ende të ketë orë të ndalim-qarkullimit, nga frika e sulmeve të mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITET BANDA E KOKAINËS KOLUMBI-EKUADOR-SHQIPËRI/ Sekuestrohen 2.2 tonë drogë në Peru, “kokë” e trafikut dy shqiptarë
Previous article ZBARDHET HISTORIA TRONDITËSE E SHQIPTARES: Babai përdhunoi vajzën, mamaja e rrahu se nuk e besonte

s.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT