Turqia është e gatshme në parim që të veprojë si një vend garantues për Ukrainën, sipas një deklaratë të presidentit turk Tajip Erdogan, sipas skynews.
Erdogan tha se detajet duhet të diskutohen duke shtuar se vendimi i Moskës për të reduktuar disa nga operacionet e saj pranë Kievit dhe Chernihiv ishte “me të vërtetë i rëndësishëm”.
Turqia priti negociatorët e të dyjave palëve për bisedimet e para ballë për ballë gjatë kësaj jave.
“Për sa i përket çështjes së garancisë, ne mund të jemi një nga vendet që garanton sigurinë e Ukrainës, por sigurisht që detajet duhet të disktuohen”, shtoi ai.


