• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA DREJT FUNDIT? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes
Home
Nderkombetare

LUFTA DREJT FUNDIT? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

23 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet shumë shpejt, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që ajo të kontrollohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani.

Ai vuri në dukje gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje me Teheranin për 15 pika, duke përfshirë armët bërthamore.

Trump tha se gjatë negociatave të zhvilluara, të pretenduara prej tij, Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore.
Trump tha se rihapja e kësaj rruge strategjike detare varet nga ecuria e negociatave mes dy vendeve.

“Do të hapet shumë shpejt”, u shpreh ai, duke shtuar se, nëse bisedimet vazhdojnë pozitivisht, mund të arrihet një marrëveshje për kontroll të përbashkët.

“Do të kontrollohet bashkërisht… unë dhe ajatollahu, kushdo që të jetë ajatollahu i ardhshëm”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan foli gjithashtu për zhvillimet politike në Iran, duke sugjeruar se një ndryshim i regjimit është tashmë në proces.

“Do të ketë një formë shumë serioze të ndryshimit të regjimit… në një farë mënyre, ai tashmë ka ndodhur”, tha ai, duke iu referuar sulmeve që, sipas tij, kanë goditur drejtues të lartë iranianë.

Trump shtoi se bisedimet e zhvilluara gjatë fundjavës kanë dhënë sinjale pozitive për uljen e tensioneve.

“Po merremi me njerëz që i konsideroj shumë të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se brenda Iranit ka figura që mund të luajnë rol kyç në një marrëveshje të mundshme.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar se ka pasur negociata me Presidentin Donald Trump, por sipas tyre, SHBA-të u tërhoqën nga sulmet mbi centralet elektrike, pas presionit të Teheranit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A KA PATUR BISEDIME SHBA-IRAN? Kryetari i parlamentit iranian mohon negociatat me zyrtarë amerikanë: Janë lajme të rreme
Previous article RRËZOHET AVIONI NË KOLUMBI/ Më shumë se 110 persona në bord

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT