• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Britania do të furnizojë Ukrainën me tanke: Agresoni rus ka shtuar trysninë
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Britania do të furnizojë Ukrainën me tanke: Agresoni rus ka shtuar trysninë

20 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara po organizojnë një takim me vendet aleate në fund të javës ndërsa njoftimi i Britanisë për furnizimin e Kievit me tanke mund të nxisë edhe vendet e tjera që të bëjnë një veprim të tillë.

“Challenger 2” është tanku britanik që mbretëron në fushën e betejës. Londra po dërgon 14 të tillë në Ukrainë, pa llogaritur armë të tjera të rënda, artileri, mjete të blinduara, raketa dhe dronë. Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, foli përpara ligjvënësve britanikë.

“Paketa do të ndihmojë në përshpejtimin e dhënies fund të agresionit të Putinit dhe brutalitetit të tij dhe do të sigurojë që këtë vit edhe më tej, nëse është e nevojshme, Ukraina të ruajë vrullin e saj”.

Por ndihma varet gjithashtu nga kontributi i vendeve të tjera aleate. Ndaj Gjermanisë është shtuar trysnia për t’i dërguar Ukrainës tanket e saj ‘Leopard 2’, dhe për të miratuar kërkesat e vendeve e tjera që të dërgojnë në Ukranë tanket e tyre të blera në Gjermani. Liana Fix, me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë për Zërin e Amerikës se ka gjasa që Ukraina të furnizohet me armatimet e kërkuara.

“Ukraina ka nevojë për qindra tanke të lehta dhe luftarake për të ndërmarrë një ofensivë të suksesshme në pranverë. Duket se oferta britanike është një sinjal politik, se në të vërtetë ka rënë vija e kuqe për tanket”.

Polonia dhe Finlanda duan të dërgojnë në Ukrainë tanket Leopard të prodhimit gjerman. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, lëshoi një paralajmërim të zymtë të martën.

“Disfata e Ukrainës mund të bëhet prelud i Luftës së Tretë Botërore. Nuk ka asnjë arsye për të bllokuar apo zvarritur mbështetjen për Kievin. Ndaj i bëj thirrje qeverisë gjermane që të marrë vendimet e duhura për t’i dërguar Ukrainës të gjitha llojet e armëve”.

Gjermania po i ofron Ukrainës autoblinda për transportin ushtarak, një bateri raketash kundërajrore Patriot, raketa tokë-ajër dhe armë të tjera. Por ka qendrime të ndryshme brenda koalicionit qeverisës të Gjermanisë. Kancelari Olaf Scholz emëroi të martën një ministër të ri të mbrojtjes pas dorëheqjes së drejtueses pararendëse në fillim të javës, ndërkohë që nuk ka zëra për ndryshim të politikave.

“Duhet shumë kohë derisa të merren vendimet. Në çdo rast Gjermania nuk merr një rol udhëheqës, por vepron paralelisht me Shtetet e Bashkuara. Kjo pasqyron shqetësimet e Gjermanisë lidhur me përshkallëzimin e situatës me Rusinë”, thotë për Zërin e Amerikës Liana Fix me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, do të presë të premten në bazën ajrore Ramstein aleatët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, lidhur me koordinimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Kievin.

“Perëndimi nuk është i kënaqur me një konflikt të ngrirë, me një armëpushim paraprak, dhe se aleanca perëndimore sheh nevojën që Ukraina të bëjë përparime të mëtejshme të mëdha”, thotë analistja Liana Fix.

Nga ana tjetër Rusia u shpreh kundër furnizimit të Ukrainës me tanke britanike, ndërsa tha se objektivat e sulmit, që e cilëson si “operacion ushtarak special”, do të arrihen./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Letra: Më tregoni se me cilat shërbime të huaja sekrete ka qenë i lidhur im atë? Kur Bashkim Shehu i shkruante publikisht Nexhmije Hoxhës
Previous article RESHJE DËBORE EDHE NË KORÇË/ Ja si paraqitet situata

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT