Granatimet e artilerisë ruse vranë të paktën 8 civilë dhe plagosën 13 në Lyman, nw rajoni Donetsk të Ukrainës. Të paktën 10 qytete dhe fshatra ishin bombarduar. Qyteti i Lyman është një qendër kryesore hekurudhore në Rajonin Lindor. Ushtria ukrainase tha në përditësimin e saj të përditshëm ushtarak se kishte zmbrapsur përpjekjet për sulm nga trupat ruse pranë qytetit.
Turqia duket se është rikthyer sërish në ‘udhëkryqin’ e fateve të luftës Rusi-Ukrainë. Në një takim me Zelenskyn, presidenti turk Erdogan pohoi se Ukraina meriton të anëtarësohet në NATO, ndërsa i garantoi se do ketë përpjekje maksimale që do i japë fund luftës. 5 komandantë ukrainas u kthyen nga Turqia në Ukrainë së bashku me Zelenskyn.
Erdogan njoftoi se muajin e ardhshëm do të presë presidentin rus, Vladimir Putin.
“Ukraina padyshim e meriton të anëtarësohet në NATO. Duke qenë në solidaritet me Ukrainën, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund luftës. Ne dëgjuam palën ukrainase për shkëmbimin e të burgosurve dhe po negociojmë edhe me palën ruse.
E diskutova këtë çështje edhe me Putinin, i cili do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm. Shpresoj se do të kemi rezultate për të burgosurit së shpejti, por ndërkohë” vazhdojmë punën për çështjen e korridorit të grurit”.- tha Erdogan.
Pas rikthimit nga Turqia, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe 5 komandantët e mbrojtjes Azovstal të sjellë nga Turqia mbërritën në Lviv, ku u përshëndetën nga një turmë e madhe.
Presidenti ukrainas, Zelensky gjeti rastin të falenderojë SHBA për furnizimin me bombat thërmuese. Duke theksuar se vendimi qe i vështirë, Biden mori mbështetjen e ish kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ish kreu i konservatorëve tha se Rusia ka shumë kohë që përdor këto lloj bombash dhe është mëse e drejtë që edhe Ukraina të mbështetet në furnizimin e tyre.


