Shërbimet sekrete ukrainase thonë se kanë përgjuar një ushtar rus, i cili dyshohet se ka pranuar se ka prerë fytin e të burgosurve dhe ka shpjeguar të gjithë masakrën.
“Të burgosurit e luftës, pasi kemi marrë të gjitha informacionet prej tyre, nuk ka kuptim t’i mbajmë më… Ata duhet të asgjësohen”, thotë ushtari rus të cilin ukrainasit 007 e identifikuan si Yevgeny Suchko. Në telefonatën e përgjuar nga shërbimet sekrete, ushtari rus shpjegon edhe se si t’i presësh fytin një personi, duke shtuar se e ka bërë “mjaft” herë.
Në Ukrainë vijojnë bombardimet nga forcat ruse. Gjatë natës pati bombardime në qendër të Dnipros, ku ndërruan jetë të paktën 2 persona, një grua dhe një djalë 3 vjec.
Sulmi rus filloi pas mesnate dhe goditi një hark të gjerë territorial, nga kryeqyteti Kiev deri në rajonin jugor të Mykolaiv.


