• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ BE: Kina nuk mund ta mbështesë ushtarakisht pushtimin e Ukrainës nga Rusia
Home
Nderkombetare

LUFTA/ BE: Kina nuk mund ta mbështesë ushtarakisht pushtimin e Ukrainës nga Rusia

4 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Zhvillimet e reja nga Ukraina:

• Ushtria e Ukrainës tha se Rusia sulmoi gjatë natës me 17 dronë të prodhuar nga Irani, ndërsa forcat ukrainase shkatërruan 14 prej tyre. Ukraina tha se 13 nga dronët e shkatërruar ishin mbi rajonin e Odesës.

• Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të hënën fshatin Yahidne në veri të Ukrainës në përvjetorin e çlirimit të tij dhe përkujtoi robërimin brutal të rreth 400 civilëve nga pushtuesit rusë në një bodrum shkolle për 27 ditë përpara se të liroheshin.

• Qeveria amerikane po kërkon me forcë lirimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është arrestuar në Rusi nën akuzën për spiunazh, tha Shtëpia e Bardhë të hënën.

• Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi do të takohet me një delegacion rus të mërkurën në Moskë për të diskutuar stacionin e energjisë bërthamore Zaporizhia që mbahet nën kontroll nga Rusia.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell tha të martën se udhëheqësit evropianë po i dërgojnë një mesazh Kinës se ajo nuk mund të mbështesë ushtarakisht agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Duke folur në Bruksel, ku po takohen ministrat e jashtëm të NATO-s dhe përpara vizitës së tij javën e ardhshme në Kinë, zoti Borrell tha se BE-ja ka qenë “e qartë me Kinën se pozicioni i saj ndaj mizorive dhe krimeve të luftës të Rusisë do të përcaktojë marrëdhëniet tona me Pekinin”.

Ai tha se udhëheqës të tjerë të BE-së që vizitojnë Kinën, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin francez Emmanuel Macron sjellin të njëjtin mesazh.

Zoti Borrell iu drejtua gazetarëve së bashku me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se do të fokusohej në reduktimin e mëtejshëm të varësisë së Evropës nga furnizimet ruse të energjisë dhe në rritjen e prodhimit të energjisë së pastër.

Të dy diplomatët morrën pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, ku aleanca zyrtarisht mirëpriti Finlandën si anëtare të re.

Ngritja e flamurit të Finlandës në selinë e NATO-s vjen më pak se një vit pasi vendi paraqiti kërkesën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Ceremonia përkon me 74 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Uashingtonit më 4 prill 1949, që themeloi NATO-n.

Finland NATO
Finland NATO

Rusia paralajmëroi të hënën se do të përforcojë forcat pranë Finlandës nëse NATO dërgonte trupa, ose pajisje shtesë në Finlandë.

NATO ka thënë se nuk ka asnjë qëllim të menjëhershëm për të rritur praninë e saj në Finlandë. Disa vende anëtare kanë dislokuar trupa atje për stërvitje luftarake gjatë vitit të kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha gazetarëve të martën se gjatë shumë viteve, Rusia ka ndërtuar ushtrinë e saj në veri dhe se presidenti Vladimir Putin ka treguar se është i gatshëm të përdorë forcën ushtarake kundër fqinjëve të tij. Zoti Stoltenberg tha se anëtarësimi i Finlandës në NATO është rezultat i “luftës së agresionit të Preside tit Putin kundër Ukrainës”.

NATO Secretary-General Stoltenberg holds a news conference before NATO foreign ministers' meeting in Brussels
NATO Secretary-General Stoltenberg holds a news conference before NATO foreign ministers’ meeting in Brussels

Duke përshkruar natyrën mbrojtëse të aleancës së NATO-s, zoti Stoltenberg tha: “Qëllimi i parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s nuk është të provokojë konfliktin, është të parandalojë konfliktin”.

Suedia aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO së bashku me Finlandën, por anëtarësimi është bllokuar për shkak të kundërshtimit të Turqisë, e cila thotë se Suedia ka qenë shumë e butë ndaj grupeve që Turqia i konsideron si terroriste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI NË HAGË/ Rama: UÇK s’do mundet nga padretësia! E shpifur dhe e pagëlltitshme të shohësh...
Previous article "PJESË E NDRYSHIMEVE STINORE"/ Mjeku Llajo për streptokokun: Është ngjitës, fëmijët e infektuar duhet...

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT