Deputeti i LSI-së Perparim Spahiu ka akuzar kolegun socialistit Erjon Braçe duke i thënë se është bërë për t’u ardhur keq.
Përmes një shenimi në Facebook, ai i shkruan se kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vend.
Më tej ai i drejtohet Braçes duke i thënë se ka harruar varfërinë dhe minatorët.
Postimi i Spahiut
Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve…
Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd.
Katër vite u more me akciza pijesh energjike apo birrës vëndase….(bëre diçka në fakt, i kalove më shumë para bashkive të mëdha që drejtojnë Rilindas me taksën e makinave)
Ke harruar Minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur!
Nuk i kalon më shumë rent nga kromi bashkive më të varfëra, nuk fole kurrë për rrugën e Arbrit dhe e di cpo bën tani….
JE KUNDËR STATUSIT TË MINATORIT(TemA)


