• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LSI SHPALOS PROGRAMIN/ Kryemadhi: Nuk premtojmë parajsën por kemi…
Home
Politikë

LSI SHPALOS PROGRAMIN/ Kryemadhi: Nuk premtojmë parajsën por kemi…

3 May, 2019 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë të ditur disa nga pikat e programit të kësaj partie.

Në një postim në facebook, Kryemadhi shkruan se ka nisur hartimi i programit të LSI-së, i cili, sipas saj do të jetë për njerëzit e zakonshëm dhe jo një propagandë me fjalë boshe.

“Sot së bashku me grupin e punës së programit të LSI.

Pas një konsultimi të gjerë me shqiptarët filluam të hartojmë programin, i cili do t’i japë zgjidhje problemeve, që kanë kapur nga fyti jetën social-ekonomike të vendit.

Ne si LSI, nuk premtojmë parajsën, as zgjidhje të fantapolitikës, që bëhen për të rrëmbyer votat dhe pas zgjedhjeve ato hidhen në kutitë e plehrave. Ashtu siç ngelën vetëm në spote publicitare premtimet e Rilindjes për 300 mijë vendet e punës dhe dëbuan nga vendi më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja, burra dhe gra. Të “shëndetësisë falas”, që në fakt është shumë më e shtrenjtë se më parë. Uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që në fakt u kthye në “mrekullinë” e vetëm 4-5 oligarkëve, klientë të oborrit të Surrelit.

Ne si LSI, e kemi të shenjtë fjalën e dhënë. Ajo është detyrim për ne ndaj shqiptarëve. Programi ynë po hartohet për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.

Ne si LSI, duam t’i japim zgjidhje përfundimtare papunësisë dhe do e bëjmë të mundur këtë. LSI, si asnjë forcë tjetër politike shqiptare, e ka në themelin e programit të saj punësimin e shqiptarëve. Shqiptarë të punësuar me rroga të mirëpaguara, janë një garanci për të ardhmen e Kombit dhe familjes shqiptare.

Ne si LSI, do i kthejmë shpresën rinisë për ta parë veten dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri, jo të marrin rrugët e emigrimit dhe do e realizojmë me çdo kusht këtë aspiratë. Dhe kush më mirë se ekipi i vajzave dhe djemve të LRI mund ta realizojë këtë.

Ne si LSI, në qendër të vëmendjes do të kemi përkrahjen ndaj gruas, ecjen përpara të saj në shoqëri, pavarësinë e saj ekonomike, që të mos kthehet në “skllave” të familjes, por në nënën e respektuar nga fëmijët, gruan e denjë në krah të burrit, vlerën e vërtetë të kombit. E kush më mirë se grupi i grave intelektuale, luftëtareve të pakompromise që ka LGI mund ta realizoje këtë.

Ne si LSI, do ndryshojmë thellësisht qasjen e deritanishme të politikës ndaj 50% të shqiptarëve. Ata janë konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, nga shërbëtorët qeveritarë të oligarkëve dhe krimit. Fermerët dhe blegtorët, kontribuesit e 22% të PBB së vendit do marrin mbrapsht nga buxheti i shtetit kontributin e tyre në ekonominë shqiptare. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët harxhonin më shumë kohë dhe para për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet.

LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët. Unë i jam përkushtuar personalisht kësaj pjese të programit dhe do jem çdo dite, në çdo fshat, në çdo shtëpi së bashku me ta për ta realizuar deri në fund këtë program që do ndryshojë realisht jetën e fermerit dhe blegtorit, të familjeve të tyre.

LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur!”– shkruan Monika Kryemadhi. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Vdes ish-trajneri i klubit të Kamzës, pas një...
Previous article E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja data e transferimit të Hazardit drejt Real Madridit

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT