• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LSI SHPALL RAMËN “ARMIK TË POPULLIT”/ Kryemadhi: Edhe Hitleri u linte kohë hebrenjve…
Home
Politikë

LSI SHPALL RAMËN “ARMIK TË POPULLIT”/ Kryemadhi: Edhe Hitleri u linte kohë hebrenjve…

27 November, 2018 F.autor Politikë

Ka qene i ashpër  fjalimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, drejtuar kryesisht Edi Ramës, të cilin e ka cilësuar si përçarës së shqiptarëve duke e krahasuar me Hitlerin.

Kryemadhi tha se Rama i urren shqiptarët më shumë se lojërat e fatit pasi banorëve u dha vetëm 7 ditë kohë të dalin nga banesat, ndryshe nga lojërat e fatit që u dha mbi 2 vite kohë.

“Nëse Edi Rama nuk është shqiptar le t’i ndajë qytetarët e tij në shpellarë dhe qytetarë, ne nga Saranda apo nga Kukësi, si rom apo minoritar, për ne janë të gjithë njëlloj.

Ky njeri nuk mund të intimidojë njerëzit, dhe t’u thotë atyre edhe 7 ditë kohë keni. Lojërave të fatit u dha 2 vjet e gjysëm kohë. Edhe Hitleri u lente kohë hebrenjve kur u vendoste kryqin, ky as ajrin nuk do t’u lerë shqiptarëve.

I bëj thirrje socialistëve që kanë mbetur si Musa Ulqini, Besnik Bare, të shkojnë të pinë një kafe të zezë me ata banorë, dhe t’u thonë ne nuk jemi dakort me këtë turp të Edi Ramës por nuk kemi fuqi ta ndalojmë. 

Nëse nuk e bëjnë më vjen shumë keq”, u shpreh Kryemadhi.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili e ka cilësuar Ramën si “armik të popullit”.

“Kryemadhi tha kemi përpara qeverinë, kryeministrin. Unë them kemi para një armik të popullit. 

Një njeri që dhunon popullin e tij është armik i popullit. Ai që vjedh popullin e tij është armik i popullit. 

Kemi përballë një armik, dhe ata që kanë një moshë të caktuar duhet ta bëjnë për nipërit e mbesat, ata që janë në moshë të re ta bëjnë për të ardhmen e tyre, ta çlirojmë Shqipërinë nga armiku”, deklaroi Vasili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTAT E 28-29 NËNTORIT/ Nisin festimet e shqiptarëve në Kanada (FOTO)
Previous article REAGIMI/ “Tirona Fanatics” merr vendimin DRASTIK për derbin ndaj Partizanit: Halili dhe qiraxhinjtë do të…

F.autor

Postime të ngjashme

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës Politikë

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT