Deputeti i LSI-se per Qarkun Diber, tashme me mandat te dorezuar Perparim Spahiu ka ironizuar deklaratat e ambasadorit te OSBE-se, Robert Wilton, i cili u shpreh se vjedhja e votave ka qene e pandikuar ne rezultatin e zgjedhjeve.
Spahiu me ane te nje statusi ne Facebook shkruan se ai jo vetem qe paguhet goxha mire, por kap edhe ndonje gote vere apo darke nga qeveria.
Sipas Spahiut theksoi se blerja e votave ka qene masive ne zgjedhjet e 2017-es dhe kjo eshte faktuar tashme edhe nga Rai dhe Zeri i Amerikes.
Reagimi i Spahiut:
“Kur punoja në bankë, shefi im, thoshte gjithmonë që Shqipëria është parajsë, pasi në mes të Europës, paguhej si të punonte në Afrikë.
Tani, mendo si ndjehet ky zyrtari i OSBE, që përveç se paguhet goxha mirë, “kap dhe ndonjë gotë verë apo darkë”, nga Qeveria, për ato që thotë.
Pasi nuk ka se si të deklarohet një zyrtar i BE-s që janë blerë vota por nuk ka ndikuar në rezultat.
Vetëm një person i kapur keq ose pjesë e një kazani të madh, mund të flasi në menyrë të tillë.
Blerja e votës ka qenë masive, e faktuar tashmë nga VOA dhe RAI, por dhe nga ato që do të shohim e dëgjojmë në vazhdim”, shkruan Perparim Spahiu.


