• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LSI KOALICION ME BERISHËN NË 6 BASHKI/ Ish-deputetja: Basha tradhtoi opozitën, s’dëshiron të fitojë zgjedhjet
Home
Politikë

LSI KOALICION ME BERISHËN NË 6 BASHKI/ Ish-deputetja: Basha tradhtoi opozitën, s’dëshiron të fitojë zgjedhjet

31 January, 2022 Delo.autor Politikë

“Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.”, kanë qenë këto fjalë e anëtares së Kryesisë së LSI, Silva Caka e cila tha për Report Tv se koalicioni me PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dështoi falë kryedemokratit Lulzim Basha, i cili sipas saj e shijon opozitën dhe rolin e “dyshit”.

“Kjo nuk nisi nga LSI. Mungesa e koordinimit lidhur me procesin zgjedhor, mungesa e kmunikimit dhe mbi të gjitha ato çfarë ndodhën pas këtij procesi elektoral, shërbyen për LSI për të parë se kë kishte përpara. Si fillimi heshtëm më tepër për të respektuar vete, jo partinë e Bashës dhe bardhit. ne jemi ende në shtëpinë tonë, Shqipërinë tonë, ndërsa Basha është bërë një shtojcë e Ramës. Basha nuk donte të fitonte zgjedhjet, i shijon më shumë të mos ketë përgjegjësi dhe të fitojë para, i shijon roli i dyshit. Basha duke qenë në opozitë përfiton nga pushteti. Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.”, u shpreh ajo.

Ish-deputetja e ftuar në “Studio Live” me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj tha se LSI do të mbështesë kandidatët e zgjedhur nga demokratët në primaren, pasi sipas saj ky është një proces i cili duhet të lavdërohet. Ajo shtoi se ky koalicion është më tepër administrativ se politik dhe ka për qëllim “çmontimin e regjimit të Ramës”.

“Do të bashkohen edhe parti të tjera, do të bëhet publike në ditët në vazhdim. Ne do të jemi në koalicion në të 6 baskitë. Nuk janë kandidatët e Berishës mos i quani ashtu, ai është një grupim, Grupi i Rithemelimit. Propozimi erdhi nga Grupi i Rithemelimit, erdhi nga sekretari i përgjithshëm në Kryesinë e kësaj Lëvizjeje. Ne do të jemi në suport të të gjitha kandidaturave që kanë dalë nga primarja, që vlen të theksohet se është për t’u lavdëruar. E konsideruam më tepër si një çështje administrative sesa politike. Ne duhet të fokusohemi te qëllim dhe të gjejmë mjetin për ta arritur. Qëllimi është çmontimi i regjimit të Ramës sado pak edhe në këto 6 bashki. Ky është qëllimi kryesor, dhe nuk arrihet ndryshe përveçse të jemi të gjithë bashkë.”, u shpreh ajo.

Duke folur lidhur me rolin e rinisë në politik, Caka tha se LSI i ka mbështetur gjithmonë dhe jo vetëm “për sy e faqe”.

“Zgjedhjet e fundit janë tregues i qartë, ne në  shumë qarqe kemi pasur drejtues të rinjtë. LSI nuk i mban të rinjtë vetëm si figura. Nuk ka lidhje me shtirjen dhe dukjen, është një politik që LSI e ka ndjekur gjithmonë, që nga themelimi i saj. Rinia nuk ka si të fuqizohet ekonomikisht, po nuk u fuqizua politikisht.”, u shpreh anëtarja e Kryesisë së LSI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMIA NGA SHBA/ Gjyrezi: Berisha u shpall non grata nga bashkëpunëtorët e tij dhe jo nga Soros
Previous article PAMJE TË RËNDA/ E shau nga makina ngjitur, burri nxjerr pistoletën dhe e qëllon 11 herë me plumba (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë Politikë

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT