Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishte ditën e sotme në studion ’45 Minuta’, ku foli për situatën aktuale politike në vend dhe zgjidhjen e krizës mes partive politike.
Panariti tha se palët mund të ulen vetëm me ndërmjetësimin por jo me një takim të dytë Rama-Basha, pasi herën e parë, sipas tij, kjo praktikë rezultoi e dështuar.
“Ne pranojmë një tryezë të presidentit por jo një takim Rama-Basha sepse herën e parë rezultoi i dështuar. E vetmja alternativë mbetet presidenti i Republikës. Është përgjegjësi e kreu të shtetit për vendosur stabilitetin.
Presidenti mund të mbajë pozicionin e tij dhe t’jua lërë në dorë palëve. Por koha po ikën.
Pa dyshim që djegia e mandateve është një gjest ekstrem po ishte refleks i një situate ekstreme. Kjo situatë nuk ka rikuperim sepse mandatet janë të djegura.
Nga ana e maxorancës nuk pati keqardhje. Ata kanë dashur të na degradonin dhe ne nuk e lejuam këtë gjë, ikëm vetë.”, u shpreh Panariti.
LSI i druhet një takimi të dytë tek e tek Rama-Basha.
Kjo, duke qenë se takimi i parë e shtyu Ramën, nën presionin e LSI-së dhe Ilir Metës, që të nënshkruante një marrëveshje me Bashën, e cila praktikisht e nxorri në opozitë LSI-në.
Tashmë LSI ka frikë se një marrëveshje e dytë, pa pjesmarrjen e LSI-së në tryzë, mund ta groposë përfundimisht këtë parti.


