• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOTËT LARGOJNË DHIMBJEN/ Ja pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin, largon stresin dhe…
Home
Shëndet

LOTËT LARGOJNË DHIMBJEN/ Ja pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin, largon stresin dhe…

3 February, 2024 s.autor Shëndet

Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.
Kur njeriu derdh lot, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes.

Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.
Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia. Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.
Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.
E qara largon stresin
Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.
Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.
Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.
Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.
Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.
Lotët shuajnë dhimbjen
Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.
Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.
E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.
Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.
E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.
E qara përmirëson humorin
Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.
Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.
Çështjet psikosomatike
Sipas të dhënave, nëse truri percepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.
Truri është si një thikë me dy presa.
Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.
Njerëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gjithë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.
Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.
Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.
E qara përmirëson shikimin
Lotët lubrifikojnë membranat e syve.
Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.
Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:
-Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë
-Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve
-Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.
Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.
E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.
Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA MES BANDAVE/ ‘Bota e natës’, ekzekutimi mafioz që ka “turbulluar ujërat” e grupeve mafioze në Greqi
Previous article DETAJET E PARA/ Jep dorëheqjen Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Balla e firmos

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT