• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LOTARIA AMERIKANE”/ Donald Trump paraqet planin për mbylljen: Nuk duam “parazitë” në SHBA, por vetëm “gjenitë”
Home
Nderkombetare

“LOTARIA AMERIKANE”/ Donald Trump paraqet planin për mbylljen: Nuk duam “parazitë” në SHBA, por vetëm “gjenitë”

17 May, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do që të rekrutojë më të talentuarit.

Propozimi për ndryshimin e ligjeve të imigracionit, vjen pas vitesh hapash prapa dhe ngecjesh.

`Ne diskriminojmë kundër gjenive. Ne diskriminojmë kundër të shkëlqyerve.

Kjo nuk do të ndodhë me me këtë miratim”, tha ai, duke shtuar se ligjet aktuale favorizojnë imigracionin e bazuar tek lidhjet familjare, ndërsa ai do që të jetë i bazuar tek merita.

Plani ka si synim ta largojë procesin e miratimit të kërkesave të imigracionit nga lidhjet familjare dhe nevojat humanitare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, plani do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita.

Plani do ta eliminonte krejtësisht programin e “Lotarisë Amerikane”, në bazë të së cilit u jepen karta të gjelbra 50,000 njerëzve nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump tha se ata që vijnë përmes lotarisë, janë njerëz me aftësit të ulëta.

Propozimi i zotit Trump, do ta mbante numrin e kartave të gjelbra dhe statusit të banorit të përhershëm në rreth 1.1 milionë në vit, por do të ndryshonte mënyrën se si atë përcaktohen, duke u dhënë përparësi individëve me aftësi të veçanta dhe të arsimuar, me perspektiva punësimi apo investimesh, në vend të lidhjeve familjare me qytetarë amerikanë, ose nevojave humanitare.

Aktualisht, 12 për qind të imigrantëve lejohet të vijnë në Shtetet e Bashkuara, bazuar në aftësitë e tyre dhe 66 për qind farë lidhjeve me famljare që janë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara.

Sipas planit, 57% për qind e vizave të imigrantëve do t’u jepen individëve me aftësi të veçanta apo oferta punësimi dhe vetëm 33% personave me lidhje familjare.

Vizat për arsye humanitare duhet të reduktohen nga 22% në 10%.

Presidenti Trump tha se do që propozimet e tij të miratohen nga Kongresi, por plani i tij nuk është mbështetur deri tani as nga partia e tij republikane, aq me pak nga demokratët që e kanë kundërshtuar.

“Nëse plani nuk miratohet nga ky Kongres, tha zoti Trump, atëherë do ta miratojmë pas zgjedhjeve ku do të fitojmë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË NDESHJES ME TEUTËN/ Trajneri Gega: Do t’i marrim ndeshjet me radhë, të bëjmë...
Previous article SITUATA POLITIKE/ Basha "ARRATISET" në Londër: Konservatorët britanikë, aleatë për modernizimin e PD

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT