Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka publikuar një video ku shfaqen kryefamiljarë të varfër që thonë se nuk kanë bukë, fëmijë që qajnë për të njetjën arsye.
Ajo thotë se kryeministri i vendit, Edi Rama i ka injoruar këta shqiptarë.
Sipas Pampurit 300 mijë shtetas në Shqipëri ushqehen vetëm 1 herë në ditë.
Statusi i Pampurit:
Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve.
Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve. Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët.
Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur.
300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë.
Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria.
Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”.