• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LOT DHE DEBATE NË GJKKO/ Nëna dhe motra e Santiago Malkos përballen me vrasësit e dyshuar të djalit
Home
Aktualitet
Kronikë

LOT DHE DEBATE NË GJKKO/ Nëna dhe motra e Santiago Malkos përballen me vrasësit e dyshuar të djalit

28 October, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbajtur sot seancën e radhës kundër të arrestuarve dhe të akuzuarve për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ky i fundit u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij.

Dy prej të dyshuarve si pjesëmarrës në këtë ngjarje, Ilir Selmani dhe Elvis Gaci, kanë marrë pjesë në seancën e sotme bashkë me të akuzuarin tjetër Blendi Teta. Kjo, ka sjellë debate të forta dhe lot nga familjarët e viktimës.

News 24 raporton se në sallë ishin të pranishme mamaja dhe motra e 28 vjeçarit Malko. Bukurie Malko iu drejtua Tetës me fjalët “maskara më vrave djalin”, aq sa situata u tensionua dhe u desh ndërhyrja e gjyqtares Atalanta Zeqiraj për ta qetësuar.

Ndërkohë, Blendi Teta theksoi para gjykatës se “nuk dëshiroj që të japë deklarime u qëndron atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur ka folur para gjykatës në procesin tim. Nuk dua që deklarimet të lexohen pa pranin e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhënë në drejtorin e policisë Tiranë sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbara saj”.

Kjo fjali e fundit e thënë nga Blendi Teta ka bërë që motra e Santiago Malkos të shpërthente në lot duke i kërkuar llogari për fëmijët e vëllait të saj, i cili tashmë është i vdekur. Ajo u ngrit në këmbë duke bërtitur dhe fyer Tetën, ç,ka bëri që Policia e Burgjeve ta nxirrte me forcë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht.

Prokuroria Speciale SPAK kërkoi që të lexohen deklarimet e dhëna në fazën paraprake por kërkesa u kundërshtua nga mbrojta e Ilir Selmanit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë ndërkohë që Prokuroria kërkon në seancën e radhës që të merren deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Sakaq, trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte dhe kërkesën e Blendi Tetës për tu larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit për të lexuar thëniet e Blendi Tetës.

Prokuroria Speciale SPAK, mbylli më shumë se një vit më parë hetimet dhe çoi në gjyq dosjen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Të akuzuar si autorë të kësaj vrasje janë anëtarët e “Klanit Duka”.

Të pandehur janë:

1) Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë.
2) Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë.
3) Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim.
4) Oltian Loga, banues Tiranë, në mungesë.
5) Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë.
6) Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë.
7) Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë.
8) Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
9) Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë.

Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

1. Të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj – për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2; 278 të Kodit Penal – për ngjarje të ndodhur më datë 27.08.2019 rreth orës 22:20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri viktima Santiago Malko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NXITONI GOCA/ 7 ngjyrat që ju duhen, që garderoba juaj e dimrit/vjeshtës të duket e shtrenjtë
Previous article "TË GJITHA JANË..."/ Alfred Moisiu tregon një anekdotë që përshkruan opozitën

F.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT