• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LORD” I DROGËS/ Hetuesit kërkojnë dëmshpërblim 14 mijë paund nga shqiptari. Irritohet gjyqtari: Ky njeri…
Home
Breaking News

“LORD” I DROGËS/ Hetuesit kërkojnë dëmshpërblim 14 mijë paund nga shqiptari. Irritohet gjyqtari: Ky njeri…

3 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I konsideruar si “lordi” i drogës pasi furnizoi vendin me drogë të llojit kokainë me vlerën e miliona paundve, do të paguaj vetëm 14.380 £. Kërkesa është bërë nga prokurorët në gjykatën e Oxfordit në Britani, ndërsa një gjyqtar e cilësoi kërkesën të papranueshme.

Bosi i krimit Erald Mema, u burgos më parë me 25 vite burg në Botley.

34-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dërguan kokainën nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, duke e shpërndarë në të gjithë Oxfordshire dhe përreth.

Dje, në një seancë në të njëjtën gjykatë për të rikuperuar fitimet e tij të paligjshme, u kërkua që t’i vendosej gjobë vetëm 14 mijë e 380 paund, ndërsa fitimet e tij ishin miliona paund.

Gjykatësi kryesues Peter Ross reagoi me indinjatë dhe tha: “Ky është një njeri përmes duarve të të cilit shkuan miliona paund kokainë. Ky është një njeri i cili përballë provave që kam dëgjuar në gjyq ka përfituar shumë nga ajo që ishte një operacion i jashtëzakonshëm kundër drogës”.

“Ai ishte një njeri që po organizonte atë që ishte pa dyshim një grup i organizuar kriminal, duke marrë kokainë në pikën e importit, duke menaxhuar shpërndarjen e tij me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar në grupe të tjera të rëndësishme kriminale të organizuar. Ideja që aktivet e vetme në dispozicion janë nën 14,500 paund është thjesht qesharake.”

Prokurorët thanë se janë bërë kontrolle në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke pasur parasysh provat e disponueshme vendimi është marrë që të mos ndiqet rasti i pasurive të fshehura, duke kërkuar si sekuestrim pak më shumë se 14 mijë paund.

Gjykatësi Ross deklaroi zyrtarisht se përfitimi i përgjithshëm nga aktiviteti kriminal ishte 701,680 £ dhe se një total prej 14.380 £ mund të konfiskohej si fitime.

Memës iu dhanë edhe tre muaj kohë për të paguar paratë dhe për të lejuar shitjen në ankand të orës së tij Rolex.

Gjatë procesit gjyqësor në tetor të vitit të shkuar, u zbulua se Mema kishte qenë në krye të një grupi të trafikut të drogës midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA NË ALARM/ Dëmtohen 3 futbollistë të rëndësishëm, Mancini gjen zëvendësuesit
Previous article E TRETA ZYRTARE/ Mjekja e UÇK-së thirret në Hagë për dëshmi

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT