• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LOJRAT E FATIT DHE SHQIPTARËT/ Nga “Fundi i marrëzisë” te shifrat shqetësuese në raportin e fundit
Home
Sociale

LOJRAT E FATIT DHE SHQIPTARËT/ Nga “Fundi i marrëzisë” te shifrat shqetësuese në raportin e fundit

1 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Sa më i varfër të jesh aq më shumë shpreson që të bëhesh i pasur sa më shpejt. Në të gjithë botën njihet lidhja mes varfërisë dhe tendencës për të luajtur me loto, bixhoz, kazino etj. Por kërkesa për’u pasuruar shpejtë shpeshherë krijon dhe probleme sociale dhe ekonomike.

Më 14 tetor 2013 me ardhjen në pushtet qeveria e koalicioni PS-LSi vendosi me “dorë të hekurt” bllokimin e lojrave të fatit apo e thënë ndryshe, nisja e operacionit “fundi i marrëzisë”.  Nisja e operacionit ishte shpresdhënëse dhe u duk se ky fenomen, shkaktar i shumë fatkeqësive në familje do të merrte fund njëherë e përgjithmonë.

Në vijim të operacionit, një ditë më vone u arritën këto rezultate:

  • Janë të bllokuara 472 subjekte;
  • Janë kontrolluar 696 subjekte;
  • Janë proceduar penalisht 149 subjekte;
  • Janë proceduar 152 persona;
  • Janë sekuestruar 712 makineri lojëra fati e pajisje;
  • Janë sekuestruar 75 kompjuterë dhe 190 monitorë në subjektet e pikave të basteve.

Ditën e sotme u publikuan shifrat nga ku rezultoi se shqiptarët lanë në kazino e lloto 132 milionë euro në 2017-n. Në vitin 2017 nuk kishte as kampionat botëror dhe as europian, por kjo nuk e ka penguar industrinë e basteve dhe lojërave të fatit që të vijojë rritjen me ritme të shpejta, teksa numri i pikave sa vjen e po shtohet.

“Fundi i Marrëzisë”, apo ndryshimeve legjislative për t’i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit (duket se nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara nga ku rezulton se  industria ka shënuar rritje dy shifrore vit pas viti. Në 2016-n, zgjerimi ishte 15%, ndërsa edhe në 2018 vlerësohet që ajo do të rritet ndjeshëm për shkak të Kampionatit Botëror dhe shtimit të pikave të lotove e basteve, që po shtrihen në kryeqytet e qytete të tjera të vendit, duke zëvendësuar baret e lokalet tradicionale.

Dëshira për të fituar sa më shumë po rrënon ekonominë e shqiptarëve. Besimi se lojrat e fatit do zgjidhin problemet ekonomike sa vjen dhe bëhet më i madh.

Kjo gjë kuptohet lehtë nga shifrat e llogaritura në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë. Në krahasim me një vit më parë shpenzimet për lojrat e fatit janë ngritur deri në 15%. Në subjektet e licensuara rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë ose rreth 92 milion dollarë.
Përtej “historive të suksesit”, shqiptarët ngelen një ndër popujt që e lidhin ekoniminë në mënyrë shumë të fortë me atë çka fati rezevon duke bërë që “marrëzia të mos ketë fund”.

AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMPIONI I BOTËS/ Mc Gregor i rikthehet “kafazit”, boksierët bëhen gati për “luftë”
Previous article POSTON FOTON E BASHKËSHORTIT/ Afërdita Dreshaj shkruan fjalë romantike: Gjithmonë...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT