• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOJËRAT E FATIT/ Rama: ÇMENDURI që duhet të ndalojë. Ja kur e mora vendimin (VIDEO)
Home
Politikë

LOJËRAT E FATIT/ Rama: ÇMENDURI që duhet të ndalojë. Ja kur e mora vendimin (VIDEO)

16 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sonte në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” më News24 ku ka folur pikërisht për fenomenin e bixhozit dhe nismën e qeverisë për t’i vënë kyçin në 31 dhjetor të këtij viti. Emisioni u ndal pikërisht në këtë plagë të shoqërisë.

Njeriu që i tha ‘JO’ bixhozit në Shqipëri foli në studio hapur dhe jashtë debateve politike ku tha ndër të tjera arsyet se si vendosi për të mbyllur përfundimisht lojërat e fatit dhe bastet. Kryeministri e nisi me një batutë me t’u akomoduar në studio: “Shyqyr që në këtë studio nuk të bërtasin ata që të ftojnë”.

“Faleminderit për ftesën, pashë në prapaskenë historinë për varësinë e bixhozit, zbatimi i ligjit është një sfidë e jashtëzakonshme. Bixhozi ishte i paligjshëm edhe në periudhën e komunizmit dhe dënohej me burg. Në 1989 ishin 200 raste te paligjshme”, tha Rama.

Sakaq Elvis Naçi u shpreh se me vendimin për mbylljen e basteve, kryeministri ka bërë gjënë më të mirë dhe po godet në rrënjë një plagë dhe një ves që shqiptarët po i shkatërron dita-ditës.

Rama tha se bixhozi rrënon familjet por se sërish u përball me reagimin e shumë njerëzve që nuk e donin.

“Këtu ndalimi i aktivitetit që siç e tha Elvisi është shumë i përhapur është i lidhur me burimet kriminale të financimit. Unë e kam deklaruar këtë sfidë qysh në ditën e fitores së zgjedhjeve, e kam deklaruar me bindje të plotë që kjo i ka të gjithë të këqijat. Rrënon familjet, prindërit shkatërrohen, ajo që kam parë pasi bëra këtë deklarate, ishte reagimi i parë i njerëzve që nuk e donin këtë gjë. Hyjmë në një beteje për të luftuar pjesën informale”, tha kreu i qeverisë.

Ai u shpreh më tej se ishte një industri e mbështetur politikisht.

“Një nga momentet e mia të këqija si drejtues i shumicës ishte kur mbeta vetëm me Erion Braçen për të bërë një kompromis për ta shtyrë ketë. Fuqia e lobeve nuk është e vogël, kudo në bote është e fuqishme. U  vendos të shtyhet për 31 dhjetorin e këtij viti. Kjo e basteve mori super xhiro. Ishim në Dibër në një mbledhje qeverie. Ishte një proteste që më urojnë mua mirëpritjen nga opozita. Më thonë shoqëruesit dalim nga rruga tjetër, ishte rruge 150 metra. Kishte rreth 20 lokale nga të dyja anët. 90% ishin baste, kazino, bingo, komplet rruga thashë: kjo është çmenduri duhet të ndalojë. Kur e shef atë pamjen këtu 68% e njerëzve e fillojnë 10 deri ne 15 vjeç, ikin nga shkolla dhe luajnë bixhoz”, rrëfeu kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GOLDEN STATE NË KAOS/ Curry edhe 10 ditë pushim, Green pezullohet pa afat
Previous article LIGA E KOMBEVE/ Shënohet goli i parë në ndeshjen Holandë – Francë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që... Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT