• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMIN RUS NË SHBA/ Basha refuzon prokurorinë: Më njihni më parë me faktet, pastaj do të vij
Home
Politikë

LOBIMIN RUS NË SHBA/ Basha refuzon prokurorinë: Më njihni më parë me faktet, pastaj do të vij

17 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Në orën kur duhej të ishte në prokurori, 09:30 të mëngjesit të sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është paraqitur në derën e organit të akuzës, por ka bërë një reagim zyrtar shpërndarë nga zyra e shtypit të PD-së, ku shfaq refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori. Basha thotë se më parë,  prokuroria duhet ta njohë me faktet që ka nga hetimi.

Në orën kur duhej të ishte në prokurori, 09:30 të mëngjesit të sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është paraqitur në derën e organit të akuzës, por ka bërë një reagim zyrtar shpërndarë nga zyra e shtypit të PD-së, ku shfaq refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori. Basha thotë se më parë,  prokuroria duhet ta njohë me faktet që ka nga hetimi, duke shtuar se atëherë do të ishte i gatshëm të shkonte.

Prokuroria e Tiranës, e cila e ka vënë në hetim lidhur me çështjen e financimit rus për lobimin në Shtete e Bashkuara të Amerikës, e thërriti më 12 qershor për ta njohur zyrtarisht sot, 17 qershor, me akuzat si i pandehur. Lideri i opozitës joparlamentare akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën elektorale të vitit 2017.

Në një letër dërguar sot Prokurorisë, kryedemokrati Basha, së bashku me Arben Ristanin, ish-sekretarin e Përgjithsëm të PD-së si dhe ekonomistin e selisë blu, Ilir Dervishi, të tre në hetim,  thonë se nuk do të shkojnë derisa prokuroria të zbatojë me përpikëri ligjin.

“Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore”

Lulzim Basha

Ai e mbyll letrën duke theksuar se “duke kërkuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria, që të bëjë të njëjtën gjë. Në keto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”.

PD ka paraqitur edhe nenet e Kodit të Procedurës penale, ku pika 3 e nenit 308 kërkon parashtrimin e përmbledhur të faktit, dhe neni 128/a e bën kërkesën të pavlefshme.

Në thirrjen për tu marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit, organi i akuzës, me firmë të tre prokurorëve, Ervin Karanxha, Gjergji tako dhe Kolë Hysenaj, thotë se nëse Basha nuk paraqitet në ditën dhe orën e caktuar pa pasur pengesë të ligjshme, urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA. Sipas burimeve të Shqiparja.com, Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe FBI duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione.

Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t’i dënojnë deri ne 10 vite burg.

Letra e Lulzim Bashës dorëzuar sot Prokurorisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOJNË TË JENË KONKURRUES NË GARËN PËR TITULL/ Ja dy objektivat kryesore të Interit në merkato
Previous article DO TË LARGOHET NGA CHELSEA/ Higuain mbyll Instagramin, lë një mesazh të fundit (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT