• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI RUS/ Rama merr vesh lajmin për Bashën në kafe: Qenka marrë i pandehur? Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme
Home
Politikë

LOBIMI RUS/ Rama merr vesh lajmin për Bashën në kafe: Qenka marrë i pandehur? Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme

14 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në një bashkëbisedim me banorë të njësisë Nr.11 në kryeqytet, me të cilët konsumoi edhe kafen e mëngjesit i pari i qeverisë, Edi Rama iu kthye sërish situatës politike.

Ai foli sërish për presidentin Meta, e nismën e Kuvendit për ta shkarkuar, por edhe për kryedemokratin Basha.

Në kafe dikush i tha se një ditë më parë Bashën e kishte thirrur të pandehur Prokuroria e Tiranës për çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse.

 

Kryeminsitri u habit dhe pranoi se një gjë të tillë po e merrte vesh tani, pasi nuk e kishte lexuar më parë.

“Pse është marrë i pandehur ai? Se paskam parë këtë lajm”, komentoi Rama e më tej pyeti Ulsi Manjën për akuzën.

Ky i fundit tha se akuzat janë dy: Falsifikim formulari dhe pastrim parash.

“Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme”,- tha Rama në lidhje me lobimin rus.

Kujtojmë që kompania Biniata Trade me lidhje ruse dyshohet se ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike, të cilin Basha ka deklaruar se nuk e njeh.

Në ftesën ‘për paraqitje’ thuhet se Basha do pyetet në cilesinë e të pandehurit më 17 qershor, ora 9:30 dhe në rast se nuk paraqitet do të shoqërohet me forcë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë po kryen hetime në funksion të procedimit penal me Nr.645 të vitit 2018.

Në lidhje me këtë procedim penal janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, nga të cilat kanë rezultuar elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 190/3 dhe 287/ç të Kodit Penal, të kryera nga shtetasit Lulëzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHUMË DILEMASH/ Meghan Markle dhe Princ Harry zgjedhin një dado për Archie-n
Previous article NOIZYT SI DEL E KEQJA ME OLTI CURRIN/ Shihni çfarë i punon blogerit: Deshtak merru me...

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT