• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lobimi Rus/ Pasaporta NXJERR ZBULUAR Lulzim Bashën (DOKUMENT)
Home
Shqipëri

Lobimi Rus/ Pasaporta NXJERR ZBULUAR Lulzim Bashën (DOKUMENT)

15 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike ka qenë shënjestër e sulmeve nga anëtarë të PS-së pas publikimit të artikullit investigues nga Mother Jones, ku u zbulua skema e lobimit nga kompani ruse për PD-në.

Taulant Balla e ka akuzuar sërish sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha lidhur me lobimin rus, akuza këto që kryedemokrati i ka mohuar në mënyrë kategorike.

Por, Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka nxjerrë kontratën e nënshkruar nga Muzin Capital dhe PD-së, për financim dhe lobim në SHBA.

Madje, kreu i grupit parlamentar të PS-së ka lexuar edhe numrin e pasaportës së Bashës, si firmëtar i kësaj kontrate.

“Ke firmosur ti në kontratë. Ja numri i pasaportës. Lulzim Basha dhe Muzin. Kontrata ndërmjet Muzin Capital partners dhe PD-së. Është detyrim ligjor të ishte e depozituar në KQZ. Ti i di të gjitha si ka mundësi që nuk di këtë. Edhe kjo historia droga-droga është pjesë e një skenari rus për të baltosur Shqipërinë, të jesh i sigurt. Ke njerëz brenda stafit tënd të ngushtë që kanë marrë kontakte me këta njerëz për të stabilizuar Shqipërinë. Dole dhe the nuk e njeh Biniata Trade, ja ku janë në një faqe. Uroj që të mos jetë e vërtetë që Putini paska zgjedhur aleat një si ti në Shqipëri. Të gjithave ua fut kjo letër, kjo shkresë. Tani Lulzim çohu dhe thuaj ku i ka gjetur PD-ja 500 mijë dollarë për të paguar një dorë të vetme në 9 qershor 2017. Ku i keni gjetur, se nëse keni të tjera mirë është t’ja çoni bashkisë së Kamzës të rrisin fondin e ndihmës ekonomike. Aq është, për një muaj bashkia Kamëz ja del të rrisë ndihmën ekonomike. Ku i ke gjetur këto 500 mijë dollarë tavarish Luli. Këtu kemi të bëjmë me një skandal tepër të rëndë kur së pari kemi burime të dyshimta që përfshijnë biznesmenë me shtetësi ruse, kompani offshore. Je bërë si zhelezhnovi dhe së treti pa deklarime sipas kodit zgjedhor.”

Më tej Balla i kërkoi Bashës të japë llogari për 500 mijë dollarët e paguar për lobim, ndërsa i përmendi edhe ish-deputeten Topalli dhe deputetin aktual Arben Ristani.

“Si ja Jozefina s’kishte faj, ku e ke futur PD-në pa leje. Lulzim mos u fshi as pas Arben Ristanit. Se nuk di çfarë ke bërë ti. Edhe ku e fute në listë e fute për ta heqë. Ç’të dijë Arben Ristani. Edhe këtë firmë nuk e ke hedhur në Shqipëri. Mbaro 2 minutëshin dhe shko në prokurori”, deklaroi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-shefi i Policisë Vlorë SMS urimi Moisi HABILAJT? Pritet zbardhja e përgjimeve, avokati thotë se…
Previous article There's a rapid and stunning rise in the selection of cellular manufacturers and versions introducing in India.

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT