• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI RUS NË SHBA/ Lulzim Basha nuk shkon në Gjykatë, përfaqësohet nga avokatët
Home
Politikë

LOBIMI RUS NË SHBA/ Lulzim Basha nuk shkon në Gjykatë, përfaqësohet nga avokatët

13 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Gjykata e Tiranës nisi sot seancën paraprake per dosjen ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të larte të PD-se për ceshtjen e e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i opozitës, Lulzim Basha, është dërguar zyrtarisht i pandehur në gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë. Në të njëjtën dosje e për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, dhe shefi i financës së këtij subjekti politik, Ilir Dervishi. Prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim rus, që ngriti muaj më herët ndaj shefit të opozitës dhe dy zyrtarëve të tjerë të djathtë.

Seanca e sotme do të kryesohet nga gjyqtari Lazër Sallaku, ndërsa mësohet se vetë kryedemokrati, është përfaqësuar në Gjykatë nga avokatët Eduart Halimi dhe Ivi Kaso.
Kujtojmë se Prokurorët Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kane qene te ndare sa i takon dërgimit të dosjes në Gjykatë. Kërkesa për gjykim, është firmosur nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako, ndërsa prokurori i tretë, Kol Hysenaj, ka refuzuar ta firmosë atë. Prokurori Hysenaj ka qenë i mendimit se hetimet duheshin vijuar, ndërsa kolegët e tij firmosën që çështja të dërgohej për gjykim.

Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratike. Referuar deklarimeve të kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Njëra nga pagesat është bërë nga kompania Biniata Trade, e regjistruar në Skoci, e krijuar si partneritet i dy kompanive të tjera, të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, aksionet e të cilave zotërohen nga shtetas rusë. Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA PËR EPIDEMI NGA MENINGJITI/ Zëvëndësministrja e Shëndetësië: Nuk ka nevojë për panik, ndodh të paktën në...
Previous article ZBULOHEN IDETITETET/ Kush janë dy djemtë që i vunë gjobë shokut të tyre në Tiranë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT