• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI I PD NË SHBA/ Basha refuzon të shkojë në prokurori dhe i paralajmëron: Kujdes në të ardhmen
Home
Politikë

LOBIMI I PD NË SHBA/ Basha refuzon të shkojë në prokurori dhe i paralajmëron: Kujdes në të ardhmen

21 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Sot prokuroria e Tiranës kishte thirrur Lulzim Bashën së bashku me sekretarin e përgjithshëm Gazmend Bardhi, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin për të dhënë shpjegime lidhur me tre kontratat e lobimit në SHBA. Por si Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk kanë shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime duke refuzuar thirrjen. Lideri demokrat ishte në Bruksel, ndërsa zyrtarët e tjerë të PD-së në protestën para parlamentit kundër qeverisë Rama.

Megjithatë, selia blu njofton se Basha i ka dërguar një letër Prokurorisë së Tiranës ku i shpjegon arsyet e refuzimit. Lulzim Basha e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit. Sipas PD-së, kryetari Basha bën të ditur se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën. Gjithashtu, ai thekson se zyrtarët e PD janë paraqitur në Prokurori për të dhënë shpjegimet e tyre që ndihmojnë prokurorinë në këtë çështje.

“Për këtë arsye, çmohet e panevojshme paraqitja sipas njoftimit të ardhur për njohjen me aktet. Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike. Me thirrjen e panevojshme, keqinformuese dhe në një kohë të përzgjedhur politikisht, ju keni kompromentuar rëndë integritetin dhe paanshmërinë e hetimit u kërkojmë të distancoheni menjëherë nga qëndrime me prapavijë politike, si dhe ndaloni në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi” thuhet në letrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGATITET PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Ja ndryshimi drastik tek fanella e re e Barcelonës (FOTO)
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Prapa patetikës së zotit president

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr Aktualitet

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT