Policia në Poliçan ka proceduar penalisht një person pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat kapën shtetasin A.Z, 46 vjeç, banues në Poliçan.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 aparat celular dhe një sasi lekësh.
Njoftimi
Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.
Procedohet penalisht 1 shtetas pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat kapën dhe proçeduan penalisht shtetasin:
A.Z, 46 vjeç, banues në Poliçan.
Procedimi penal filloi për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, pasi në ambientet e lokalit të tij, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit(lloto sporti).
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 aparat celular dhe një sasi lekësh.
Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.


