Tashmë është bërë zyrtare, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, po hetohet nga Prokuroria e Durrësit.
Mësohet se Llalla është vënë nën hetim për disa vepra penale, si të “refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, si dhe për “mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”.
Ende nuk dihet se për çfarë arsye është ngritur akuza e dytë, por duke pasur parasysh akuzën e ngritur nga Prokuroria, lë të kuptohet se Llalla mund të jetë kapur në flagrancë me një shumë mbi 10 mijë euro, çka e bën të detyrueshme deklarimin e kësaj shume në pikat kufitare.
Po ashtu, për Llallën, prokuroria po heton edhe për dy vepra të tjera penale, siç janë ato të “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.


