Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e llahtarisë ka ndodhur në Tiranë, ku një manjak seksual i fiksuar pas katër vajzave që qëndronin me qëra, i përndiqte dhe masturbohej përballë derës së amartamentit të tyre në Tiranë. Ngjarja e tmershme ishte kthyer në një ritual për Ervis Sallakun, i cili në mënyrë të vazhdueshme ndiqte vajzat dhe pasi shkonte në sheshpushimin e shkallëve të pallatit 7 katësh, ku ato qëndronin, hiqte pantallonat e niste masturbohej, ngjitur me derën e apartamentit të tyre.
Sjellja e pahijshme e këtij personi, kishte lemeritur dhe banorët e pallatit ku qëndronin me qëra vajzat, por akush nuk kishte marë guximin ta denonconte në polici. Të trembura dhe llahtarisura nga ky ritual i pazakontë i manjakut Ervis Sallaku, njëra nga vajzat ka vendosur ta filmojë me telefon nga syri magjik i derës, video kjo tashmë e administruar në dosjen e prokurorisë së Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se autori i këtij krimi, është arrestuar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në Tiranë, menjëherë pas denoncimit të dy vajzave me inicialet E. H. dhe S.P.Ndërkohë çështjen penale e administroi prokurori Gjergji Tako, i cili në gjykatë kërkoi dënimin e Ervis Sallakut me 4.5 vite burgim për akuzën e “Ngacmimit seksual”. Por në fund të gjykimit, Sallaku u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me 3 vite burgim, por duke pasur parasysh gjykimin e shkurtuar ky dënim u zbrit me 1 vit dhe përfundimisht, manjaku seksual u dënua me 2 vite burgim.
Menjëherë është lokalizuar dhe arrestuar ky person i cili rezultoi të jetë Ervis Sallaku. I pyetur nga policia si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet, i pandehuri Ervis Sallaku e pranon akuzën, por ai shprehet se nuk është e vërtetë që këto veprime i ka bërë në mënyrë të vazhdueshme, por me raste. Të gjitha dëshmitë e provat e tjera shkresore të shqyrtuara në këtë gjykim hedhin dritë plotësisht mbi mekanizmin e ngjarjes, mënyren e kryerjes së veprës penale, qëllimin dhe fajësinë e Sallakut.