Kryediplomatja europiane Federica Mogherini ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama. Siç ishte bërë edhe më heret publike, Mogherini dhe Rama dalin një një konferencë për shtyp të përbashkët.
Në fjalën e tij kreu i mazhorancës u shpreh se kemi nevpoje per miq te mire ne Europë.
Rama u shpreh se Shqipëria mori atë që meritonte, duke rradhirur kështu të gjitha sukseset gjatë qeverisjes Rama, si; lufta kundër korrupsionit, sekuestrimi i tonelatave të lëndëve narkotike, dhe së fundmi procesi i vettingut, ku siç është paralajmëruar asnjë gjyqtar dhe prokuror që nuk justifikon pasurinë nuk do ta kalojë.
Po kështu Rama i bëri thirrje sërish opozitës të bashkëpunojë në interesa të vendit, dhe të mos thotë në gjuhë të huaja fjalët më të këqija për Shqipërinë.
FJALA E RAMËS
Në këtë rast falënderimi për zonjën e diplomacisë së Europës së Bashkuar është posaçërisht i veçantë dhe i ndjerë sepse arritja e rezultatit të shumëpritur të rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë është e lidhur drejtpërdrejt edhe me punën e palodhur të Mogherinit për të forcuar urën lidhëse mes Europës së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e paepur të saj për rajonin dhe Shqipërisë.
Rajoni dhe Shqipëria kanë bërë hapa përpara shumë të rëndësishme por të gjithë kemi nevojë për mbështetje të posaçme, për njerëz të hapur ndaj nesh, që të njohin vështirësitë tona dhe rëndësinë tonë. Të vlerësojnë ndershmërisht përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta. Pro dhe të kenë dëshirën dhe vullnetin për të na mbështetur dhe të argumentojnë edhe kur ne mungojmë.
Njerëz dhe forca skeptike ndaj politikës së zgjerimit na shohin dhe nuk ngurrojnë të na përdorin për interesat e tyre si mish për top për politikën e tyre të mbylljes. Mogherini është këtu pasi ne Shqipëria ja kemi dalë të hedhim një hap të rëndësishëm historik.
Në emër të të gjithë ne shqiptarëve e falënderoj me gjithë zemër shefen e diplomacisë europiane për gjithçka ka bërë deri diku, duke na ndihmuar, duke na kritikuar ku ka qenë nevoja. Shumë, shumë faleminderit. Falënderoj dhe presidentin Juncker me të cilin kam pasur mbrëmë një telefonatë shumë inkurajuese si dhe komisionerin Hahan. Shqipëria ka marrë atë që meriton në këtë fazë të zhvillimit dhe modernizimit të saj, as më shumë e as më pak.
Fjala e Federica Mogherint
Urime! (në shqip). Ky ishte rezultati i një pune kolektive. Kjo është një përgjegjësi e përgjithshme për të kryer punën e mëtejshme. Ju e realizuar Vettingut, ne përmbushëm atë që thamë. Është moment historik, pasi është një punë e përbashkët që e kemi bërë edhe në BE. Do të doja t’i bashkohesha kryeministrit për urimet, falënderoj Juncker, Hahn dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur këtë proces. Vlerësimi i Komisionit thotë se Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin vendosur në rekomandimet nga një vit më parë, dhe tani është gati për të çelur negociatat. Mbajtja dhe thellimi i reformave është kyç. Është e qartë 100%, që kjo është një punë që duhet të vijojë, jo për shkak të Brukselit, por njerëzve tuaj. Ky është vendi me popullsinë më të re në Ballkan dhe ka besimin më të lartë në BE. Nuk është vetëm vendosmëri e popullit shqiptar, por edhe në interes të BE, që ta marrë Shqipërinë të hyjë në bashkimin tonë kur të jetë gati dhe shpresoj se do të jetë shpejt. 5 prioritetet do të mbeten kyçe mbi të cilat shqiptarët do të gjykojnë kapacitetet e institucioneve, baza për punën tonë. Puna që është bërë në këtë vend dhe mbaj mend edhe ndasitë, edhe përpjekjet dhe luftrat, ky është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë dhe angazhimi për të punuar bashkë, qeveria me opozitën dhe të gjithë qytetarët. Të gjithë të vijojnë këtë punë. Shqipëria, vendi që është transformuar më shumë në Europë në dekadën e fundit. Shqipëria është në një linjë me BE në skenën botërore. Do të doja që të falënderoja jo vetëm Edin, por edhe Bushatin. Ky është një rezultat kolektiv. Ju ia arritët, jam e sigurt që edhe ajo që do të vijë do të sjellë rezultate të mira për këtë vend.
ERTV Live😊: Pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian në komunikim me mediat Kryeministri Edi Rama dhe Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini
🇦🇱
🇪🇺
ERTV Live😊: Pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian në komunikim me mediat Kryeministri Edi Rama dhe Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini🇦🇱🇪🇺
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 18. April 2018


