• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIVE/ Rinis seanca pas përjashtimit të Nokës, Rama: Po bënim debat, asgjë nuk është personale
Home
Shqipëri

LIVE/ Rinis seanca pas përjashtimit të Nokës, Rama: Po bënim debat, asgjë nuk është personale

14 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas ndërprejes disaminutëshe, Rama tha se gjuha e përdorur prej tij nuk është fyerje, ndërsa shtoi se deputetë te PD kanë probleme me sarkazmën. “Jam nxënësi i Konicës dhe Imzot Nolit, ata më kanë mësuar mua të mësoj si të flas. S’jam më i madh se ata, jam shumë më i vogël. problemi që mjeni me sarkazmën, është problemi juaj. S’i them kujt si saliu, injorant, budalla, kriminel, nuk i them këto, gjuha nuk është sëpatë, është thikë e, sa më e mprehtë aq më thellë ther, godet në funksion të një debati që po bëhet. Nuk është personale”, sqaroi Rama.

ERTV Live😊: Sot në Kuvend

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 14. Dezember 2017

…………..

Sali mos ki asnjë merak, haka do shkoi tek I zoti. Përsa I përket luftës me krimin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale dhe për të cuar para drejtësisë ata që kanë abuzuar, është e padiskutueshme që do përballen me drejtësinë.

ERTV Live😊: Sot në Kuvend

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 14. Dezember 2017

….

Sali Berisha zë foltoren pas Ramës, tregon dokumentin ku Rama ka kërkuar ndihmë për përmbytjet

Në kërkesën që Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë i ka drejtuar NATO-s, thuhet se janë përmbytur më shumë se 15 mijë hektarë.

Dëmet e shkaktuara janë të tilla: 4715 godina, 41 biznese, 127 akse rrugore, 177 shkolla, 78 ura, 30 stacione ujësjellësi, 11 diga, 26 stacione elektrike, 29 rita dhe një stacioni pompimi uji.

Shqipëria kërkon nga NATO me urgjencë këto gjëra: ura portabël, 78 copë, 45 metra të gjata, me kapacitet 20 ton minimumi.

Po ashtu kërkohen varka për ujëra të cekët, pajisje për zhytje, gjeneratorë, fuoristrada, pajisje të ndihmës së parë, batanije, tenda, ngrohësa, kostume anti-ujë, ushqim i konservuar, ushqim fëmijësh, pelena, ushqim për kafshët, etj.

http://www.syri.net/uploads/syri.net/files/2017/December/14/20171205_ops-eadrcc-2017-0228-albania-request15124786681513249170.pdf

……

Kryeministri Edi Rama duke replikuar me Edmond Spahon e PD-së tha se gjithçka ndodh sot vjen si pasojë e investimeve të munguara në kohën e demokratëve. Ai madje tregoi se për një projekt si by pas-i i Shkodrës i është ankuar në zyrë dhe vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Po të mos ishin bërë ato investime do kishim pasur një situatë tragjike, investimet tona kanë krijuar kushtet për të qenë më shumë të mbrojtur. Ju nga përmbytja e Shkodrës nxorët atë by pass-in e Bunës që ka ngritur tërë demokratët me në krye Voltana Ademin. Ata kërkojnë të ndryshohet projekti. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka ardhur tek unë dhe ka kërkuar të ndalohet projekti dhe qeveria ta ndryshojë”,- tha Rama.

ERTV Live😊: Sot në parlament

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 14. Dezember 2017

 

Kreu i mazhorancës Edi Rama e nisi fjalën në kuvend duke ironizuar ende me tabelën e shumëzimit.

“Profesor hyn te ata që e dinë sa bëjnë shtatë herë shtatë, por edhe ti që e njeh tabelën e shumëzimit vuan nga i njëjti virus që vuani të gjithë, kur keni mikrofonin në gojë shumëzoni si ju thotë partia, jo si thotë tabela. E more me britma të mëdha sot e the shumë gjëra që janë vërtetë nën nivelin tënd, e ule shumë nivelin, fole sikur sapo zbrite në një anije nga hëna, ua them gjithmonë po mos t’ju njohësh thua sot erdhën këta nga Hëna? A thua se nuk ishit ju këtu kur ndërtohej në mes të lumit”- tha Rama.

“Kur ju dëgjon  juve edhe po të mos ju njohësh thonë, sot erdhën këta nga Hëna  a thua se ju nuk ishit këtu. Ndërtimi pa leje është mrekullia e tetë e botës”, ju e keni berë këtë ironizoi Rama. Ndërtimin pranë lumit e sollet ju, u kthehet Rama. “A nuk ishit ju këtu kur nisën ndërtimet pa leje. Ne nuk i kemi kërkuar kurrë askujt ndihmë”, tha Rama.

Kreu i mazhorancës i kërkon Spahos të reagojë a është dakord me ndërtimin e projektit në Shkodër.

Me tej, Rama leshoi te tjera akuza ndaj opozites dhe qeverisjes se shkuar. “Shqiptarët as firmato nuk kanë qenë por kurrë nuk kanë ndërtuar në lumë, ndërtimin në lumë dhe për lumë e sollët ju dhe tani kërkoni llogari a thua se ishit në hënë dhe këto ndodhën pa bekimin tuaj.  Flisni këtu për ndihma, po ju hëngrët gjithë groshët dhe orizin, vodhët edhe cizmet, pse i morët. Pa pilaf nuk jetonit dot, po çizmet ca ju deshën, tani thoni cne këto ndihma. Ne kemi falënderuar”- tha Rama. /AlpeNews.al

vijon

ERTV Live😊: Sot në parlament

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 14. Dezember 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Edmond Panariti justifikohet për pronat që i dha Balilit: Nuk jam marrë personalisht, por kontratat janë të ligjshme
Previous article Hetimet për abuzimin e fëmijëve në Australi: Mesazhe nga të mbijetuarit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT