“Kriza në vend lidhet me Reformën në Drejtësi”, ka theksuar kryeministri në konfrerencën e fundvitit me gazetaret.
“Në fillim të 2018 do shohim rezultatet e para të pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar”, thekson Rama.
Edhe në këtë mbledhje Rama sërish ka kritikuar punën e gazetarëve duke treguar se lajmi nuk është fakti i mbushjes së kronikës së zezë. “Nëse mediat britanike do merreshin me tjegullat nëpër fshatra që bien mbi kokë dikujt, lajmet do zgjasnin 6 orë. Këtu, dy veta përplasen te kthesa njëri u plagos, lajm kryesor, televizion kombëtar. Por, ju bëni punën tuaj ne bëjmë punën tonë”- tha Rama.
“Në këtë ditë do t’ia vlente më shumë të përqendrohesha në disa aspekte të 100 ditëve të para të qeverisjes se sa në të gjithë harkun e vitit ndërkohë që patjetër pas paraqitjes sime ju jeni të lirë të bëni të gjitha pyetjet e dëshiruara. Dua ta filloj me faktin se sot jemi në kushtet e një tjetër stimulimi apo simulimi të një krize artificiale dhe përsëri kjo lidhet me reformën në drejtësi, me ecurinë e procesit të reformës dhe me pamundësinë e një pale për të pranuar pandalshmërinë dhe domosdoshmërinë njëkohësisht të reformës në drejtësi.
Sidoqoftë reforma ka bërë përparim të konsiderueshëm. Institucionet e vettingut tanimë janë në punë me orë të plota dhe besoj që në fillim të vitit të ardhshëm do të shikojmë rezultatet e para konkrete të punës së pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Nga ana tjetër zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm është bërë duke siguruar vazhdimësinë e punës së institucionit të prokurorit të përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë duke garantuar se në asnjë moment reforma nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike. E rëndësishme të theksohet se procesi ka hyrë tanimë në një fazë të re zbatimit”.
“Opozita të bëjë c’të dojë, një gjë është e sigurtë, nuk ka shans të përsëritësh të njëjtën gjë dhe të marrësh rezultat tjetër, opozita i ka provuar të gjitha këto që thotë se do ti bëjë, le ti provojë prapë, por të dojë por rezultat ndryshe nuk ka s’ka si të ketë, është përsëritje e një rruge që i dihet fundit. Nuk merret pushteti me bojkote, djegie mandatesh dhe nuk di më, marrëdhënie të kushtëzuara, këto vlejnë për të ngritur një problem, por jo të një lufte politike që zëvendëson votën dhe ngrihet mbi kushtetutën. Edhe ne kemi bërë bojkot, do e bëja prapë po të kthehesha, e kam thënë e përsëris edhe tani që jam në pozicion tjetër, bojkoti nuk është antidemokratik, por ka një çmim që e merr përsipër ai që e bën”, tha Rama.
Vijon
ERTV Live😊: Konferenca tradicionale për shtyp e mbylljes së vitit🎄
Posted by Edi Rama on Friday, December 29, 2017


