Gjatë vizitës së tij në Austri, Kryeministri i vendit Edi Rama del në një konferencë për shtyp me kancelarin Sebastian Kurz.
Më herët kancelari austriak Sebastian Kurz, në një intevistë për mediat gjermane, është shprehur në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
“Duhet të luftojmë emigrimin e paligjshëm”, theksoi në fjalën e tij Kancelari Kurz.
Kancelari austriak u shpreh se në bisedën e tij me Ramën në fokus ishin hapja e negociatave të Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Rama theksoi se “Shikojmë një progres të rëndësishëm nga ana e Austrisë në lidhje me vendin tonë. Dëshirojmë të bashkëpunojmë për të çuar më tutje projektin tonë për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që kemi harmoni të plotë me kancelarin përsa i përketë emigrantëve që tentojnë të lëvizin nga Greqia për të ardhur në Europën Qendrore, që për momentin ka qenë i kontrolluar prej nesh.”
/AlpeNews.al
ERTV Live😊:
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 30. Mai 2018