Pasi opozita e bashkuar, PD dhe LSI braktisi sallën e kuvendit, kreu i mazhorancës në fjalën e tij u shpreh se opozita largohet kur duhet të jenë të pranishëm.
Rama përmendi rezolutën kombëtare me interes ku PD dhe LSI duhet të ishin të pranishme. Projekt rezoluta është mbi raportin e Komisionit Europian për ecurinë e reformave në Shqipëri.
Sipas Ramës edhe pak metra larg jemi nga çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fjala e Ramës
“Hera e parë që një parti politike braktis kuvendin kur do votohej rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë. Kur ishim në opozitë, PS votoi në unanimiet me PD-në në qeveri, rezolutën. Kujtoj ndërkohë që kur Shqipëria priste të merrte ftesën për t’u anëtarësuar në NATO, ndodhi katastrofa e Gërdecit me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e pronës dhe çative të një fshati të tërë, plagosjen e shumë burrave, grave dhe fëmijëve dhe në atë kohë ne u kritikuam.
PD iku kur Kuvendi do votojë rezolutën për anëtarësimin e vendit në BE.
Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi. Një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PDSH që lindi me thirrjen e duam shqipërinë si gjithë europa, po si të ishte forcë që për proggram ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme. Dhe pyetje është shumë e thjeshtë: Të jetë vallë arsyeja e pushtetit? Ambicia e verbër për t’u rikthyer në pushtet? Nuk mujafton. është shumë e vështirë që të thuash që po kjo është dhe s’ka tjetër.
Por nuk është ky thelbi, nuk mund të jetë ky motivi që pa u mbushur ende një vit nga zgjedhjet, një forcë e tërë poituike alternative të transformohet dhe punon për shkatërrimin e një segmenti rruge që është rruga e shqiptarëve, jo rruga e PS-së, jo e një pjese, është rruga e shqiptarëve. Negociatat, çelja e negociatave, janë një problem shumë i madh për ta dhe jo thjesht për arsye se duke u çelur negociatat, qeveria dhe shumica jonë me gjasë do të marrë një energji të re besimi dhe mbështetje, negociatat janë një problem shumë i madh për ta, sepse duke i çelur mbaron përfgundimisht historia e pandëshkueshmërisë, duke u çelur negociatat, vendi kalon nga një fazë ku mjaftonte të bënte ndrushimin e kushtetutës, të të gjithë arkitekturës së sistemit të drejtësisë, të ligjevge që grantojnë pastrimin e drejtësisë, në një fazë ku vendi duhet të tregojë se prokuroria e pastruar nga Vettingu, gjykata e pastruar nga Vettingu funksionojnë si një pushtet që nuk i ndan njerëz në të fortë dhe të dobët, të pasur e të varfër, të pushtetshëm e të pazëshëm, por si një pushtet ku gjithkush që ka shkelur ligjin, ka kryer akte në dëm të interesave publike, gjithkush që ka prekur pasurinë e shqiptarëve, të ndëshkohet.
Ky është themeli i të gjithë kësaj përpjekje në mes të europës në kulmin e këtyre përpjekjeve të cilat janë strategjike edhe për një arsye tjetër sepse kty vit është themelor në këtë Europë që lëkundet nga presioni i forcave dhe grupimeve që janë kundër saj. Vitin e ardhshëm, sot një vit janë zgjedhjet nëe Europë, ndryshon PE dhe askush nuk di ta thotë sesa shumë do ndryshojë për keq në drejtimin që na intereson ne, ndryshon KE, s’e dimë sa do jetë i prirur që të vazhdojë punën e KE të sotëm që është një komsiion proeuropianizmit.
Historia jonë e negociatave mund të shtyhet pafundësisht dhe midis vrasjes së kësaj ëndërre, varrosjes së saj dhe rritjes së mëtejshme të pasigurisë të më rinjve, lidhur me çfarë vendi do të jetojnë nesër në Europë apo në ndonjë vend jashtë Europës, prej frikës së tyre nga drejtësia, ambicies së verbër për pushtet dhe shurdhërisë së tyre për të dëgjuar zërin e arsyes kombëtare, këta zgjedhin frikën, zgjedhin ambicien e verbër dhe shurdhërinë e zërit të rinisë shqiptare.
/AlpeNews.al
ERTV Live😊:
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 24. Mai 2018


