Kryeparlamentari Gramos Ruçi ka hapur mbjedhjen e Këshilli i imuniteteve dhe mandateve. Fjala i jepet Prokurorise ne lidhje me vijimin e hetimeve dhe provave te gjetura deri me tani. Në fjalën e saj prokuroria ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura; “Ne tashmë kemi paraqitur një kërkesë në lidhje me arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Duke iu referuar edhe sipozitave kushtetuese, duke qenë që ne disponojmë dokumentacion që përbën edhe sekret, i kërkojmë komisionit që kjo seancë të bëhet me dyer të mbyllura”.
Debati
Ora 12:17 Prokuroria Elizabeta Imeraj: Në rrastin konkret ekziston mundësia e ikjes së deputetit për tiu shmangur hetimeve
Ora 12:00 Manja merr në pyetje prokurorin
Manja: Cila është baza e regjistrimit penal për Tahirin dhe kur e keni regjistruar emrin e deputetit Tahiri në regjistrin e veprave penale?
Prokurori Hajdarmataj: Procedimi penal është regjistruar në datën 17 10. 2017
Manja: Jeni në dijeni që Kuvendi i Shqipërisë me nismën tonë si shumicë kur ishim në opozitë ka bërë kufizimin e deputetit. Pra kush ju ka penguar që të zhvillonit hetimet pro aktive nëpërmjet gazetës për të konkluduar në mbledhjen e fakteve?
Prokurori Hajdarmataj: Askush, ne po vazhdojmë hetimet. Ne po vazhdojmw veprimtarinw hetimore nw cdo moment.
Ora 11:55 Ja për çfarë akuzohet Tahiri
Aliebaj: Kush janë veprat penale që akuzohet Tahiri?
Prokurori Hajdarmataj: Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si dhe për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë.
Prokurori Hajdarmataj: Ne kemi kërkuar arrestim dhe heqjen e imunitetit dhe njëkohësisht për kryerjen e kontrolleve në banesa. Ne kemi shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane një pjesë e kemi marrë përgjigjen dhe jemi në pritje për akte të tjera. Në këtë situatë ne kemi kërkuar autorizmin për arrestimin dhe heqjen e imunitetit
Ulsi Manja-Prokurorit Hajdarmataj:I kërkohet dhënia e arrestit, apo heqja e mandatit për hetim apo kontroll banese. Sepse janë dy kërkesa të ndryshme.
Ora 11:45 Prokuroria: Tahiri i përfshirë në aktivitetin kriminal
Prokurori Hajdarmataj: Kemi bërë verifikimi që as autoritete italiane dhe greke nuk i kanë që forcojnë bindjen tonë. Në 2013 deputeti Saimir Tahiri duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilja. Më pas ky automjet është ripërdsorur nga deputetit Saimir Tahiri gjatë viteve 2013-2014. Ka rezultuar se deputeti me këtë automjet ka udhëtuar në Greqi.
Duke pasur parasysh që në asnjë moment, që nga 2013-prill 2017 kur realisht kishim një ministër tjetër të Brednshëm asnjëherë nga Policia e Shtetit nuk është dorëzuar një material për aktivitetin e këtyre personave.
Ne kemi krijuar bindjen e plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë aktivitet. Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandate arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në cdo moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie.
Prokurori Hajdarmataj: Këtë aktivitet ata e zhvillon në disa fshatra të Vlorës. Ne kemi kryer verifikimet në terren. Veprimet janë kryer në mënyrë sekrete sepse në katë aktivitet kishte edhe punonjës policie të cilët krijonin kushte që këta persona të kryenin aktivitet të plotë. Nga verifikimet në terren na reziltoi se kryhej ky aktivitet. Gjatë hetimit mblodhëm prova se një grup personash për të cilat prokuroria ka marrë masa shtrënguese, ku përfshiheshin edhe dy punonjës policie të policisë Vlorë. Këta i krijonin mundësi grupi të kultivonin droga pa shqetësimin e policisë.
Gjatë 2017 arritëm të provojmë që në fshatin Babicë ishin të magazinaura një sasi e lëndës narkotike dhe e bërë gati për transport përtej brigjeve. Nga ana jonë kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore. Jemi kufizuar në hetime sepse kishim informacione që edhe në këtë fazë kishte punonjës policie të përfshirë në këtë aktivitet dhe ka akoma, kryesisht punonjës të policisë Vlorë, për të cilët vazhdon hetimi.
Kur Habilaj ishte larguar nga Shqipëria dhe nuk ishte kthyer më morëm informacion që ky ushte arrestuar në Itali.
Nga ana jonë kemi filluar një procedim tjetër kryesisht në lidhje me këtë aktivitet që vazhdonte që në 2013 dhe kemi filluar procedim për personat që ishin të publikuar në vendimin e drejtësisë italiane, ku ishin habilajt dhe kemi regjistruar procedimin edhe për deputetin Tahir. Na rezultonte që kishte biseda kompromentuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal por aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje.
vijon
Posted by News24 on Freitag, 20. Oktober 2017
/AlpeNews.al/


