Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i ftuar sonte në orën 21:00, në emisionin “Open” me Eni Vasilin.
Sezoni i ri politik ka filluar, ndërsa tensioni mes qeverisë dhe opozitës po vjen në rritje, me këta të fundit që kanë paralajmëruar disa nisma e aksione.
Mirëpo, teksa emisioni ka vetëm pak që ka nisur Lulzim Basha duket se është “nxehur”. Kjo pasi nuk duroi dot më, dhe i kërkoi moderators të hiqte xhaketën.
“Më fal por siç e thamë dhe në fillimi këtu nuk punon mirë ajrimi, ndaj më duhet të heq xhaketën.”
Eni Vasili e vënë “pak” në siklet iu përgjigj: Patjetër. Ky është një moment shumë i mirë televiziv.
/AlpeNews.al


