Në daljen për mediat ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se nuk ka frikë të presi të jepet drejtësia.
“Kur gjyqin ta bën djallin, jo se unë jam engjëll se kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia. Kur gjyqin ta bën djalli unë këtë nuk e pranoj. Mua ma kanë thënë që më ka mbrojtur imuniteti, Edi Rama dhe të tjera.
Më kanë thënë që unë kam penguar integrimin e Shqipërisë, këta që kanë vjedhur jo vetëm lekët por dhe të ardhmen e fëmijëve,, dhe thonë që unë paskam penguar integrimin. Unë nuk jam si këta që fshihen pas parlamentit, që marrë rrogën kotë. Unë kam gjashtë muaj që hesht, që dëgjoj.
Kam 8 vjet në kuvend e më duket se kam 80, 4 vjet isha ministër i Brendshëm, më duket se në këtë vend nuk ka pasur asnjë ministër tjetër të brendshëm., e vërteta ka një çmim dhe unë e dija, për mua çmimi i lirisë është shumë më i vlefshëm se çmimi i karrierës sime
Kam parë e dëgjuar më shumë se çfarë kam pasur kohë për të menduar,
Por kur dëgjoj këta si vajtojnë në emër të popullit si luten në emër të popullit, kërcënojnë në emër të popullit, shajnë, e kërkojnë falje se kurrizi i popullit nuk mbaron i mban të gjitha, këta luajnë teatrin e zakonshëm, e kur i shoh të gjitha ngushëllohem disi. Sa kanë shpifur për mua është shumë më pak nga çi kanë bërë njerëzve në 20 e kusur vjet
Të vrasin natën e të qajnë ditën, hajduti flet për ndershmëri, maskarai për moral të gjithë bashkë për drejtësinë, edhe ty trafikant ët thonë e keni të drejtim, kam duruar 6 muaj, e nuk kam folur për të respektuar të vërtetën time dhe drejtësinë dhe kam heshtur”, theksoi Tahiri.
Përgatiti: AlpeNews.al
Kjo nuk eshte ndeshja ime e fundit, vec e para…
Gepostet von Saimir Tahiri am Donnerstag, 3. Mai 2018


