Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqiperisë dhe Bashkimit Europian. Takimi kryesohet nga Përfaqesuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë zv.Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini. Takimi diskuton progresin dhe hapat e ardhshëm të Shqiperisë në rrugën e integrimit.
Në fjalën e saj Mogherini u shpreh thekson se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Mogehrini se vlerëson politikat e Sigursë në Ballkanin Perëndimor.
Fjala e Bushatit:
Shqipëria mirëpret mbajtjen e takimit të nëntë të Këshillit të Stabilizim Asociimit.Që prej mbledhjes se tetë të KSA vitin e shkuar, zhvillime madhore kanë ndodhur sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE.
Përveç implementimit të rregullt të MSA, kemi filluar gjithashtu punën e karakterit teknik për kapitujt 23 dhe 24.
Presim që viti 2018 të jetë vit vendimtar për Shqipërinë, në të cilin hapja e negociatave të adëerimit do të sigurojë një sens orientimi në transformimin europianizues që kemi ndërmarrë.
Reforma në drejtësi që jemi duke zbatuar është unike dhe i ka dhënë një rol të paprecedentë monitorimit ndërkombëtar. Rezultatet e arritrura në luftën kundër krimit të organizuar, vecanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë edhe produkt i një bashkëpunimi me agjencitë ligj zbatuese të vendeve anëtare që është gjithashtu unik. E gjithë kjo dëshmon vullnetin tone të vendosur politik për të rrënjosur sundimin e ligjit.
Ne besojmë se arritjet tona përbëjnë një bazë solide për përparim në procesin e integrimit, sepse ato vendosin themelet e punës së mëtejshme në kuadrin e negociatave për kapitujt 23 dhe 24.
Vullneti ynë për një dialog politik konstruktiv u dëshmua nga marrëveshja e 18 majit. Ajo kontribuoi për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të qershorit.
Ja reagimi i Bushatit në lidhje me pyetjen pse Saimir Tahiri ka ende imunitet.
I pyetur në lidhje me rastin e Saimir Tahirit Bushati u përgjigj se imuniteti i është hequr duke theksuar: “I kemi krijuar të gjitha mundësitë prokurorisë së Katanjës për të marrë në hetim ish ministrin e Brendshëm, për të bërë kontroll në banesën e tij, për të pasur mundësi për ta vënë në përgjim 24 orë, për të mos i krijuar asnjë lloj mundësie për të lëvizur jashtë territorit shqiptar dhe për të qenë në dispozicion të hetimeve 24 orë. Të kemi durim, kemi hapur një kapitull shumë të rëndësishëm e shtet konsolidimit demokratik në Shqipëri. Prokuroria dhe gjyqësori nuk do jenë si në të shkuarën e qeverisë apo politikës.
Konferencë për Shtyp. Këshilli i Stabilizim Asocimit në Shqipë…
Posted by Ditmir Bushati on Mittwoch, 15. November 2017
Konferencë për Shtyp. Këshilli i Stabilizim Asocimit në Shqipë…
Posted by Ditmir Bushati on Mittwoch, 15. November 2017


