Luhet në Nizhni Novgorod Stadium, ndeshja e fundit në grupin E mes Zvicrës dhe Kosta Rikës. Ekipi helvet numëron 4 pikë në grup, dhe një fitore do i siguronte kualifikimin, pa marrë parasysh ndeshjen tjetër mes Brazilit dhe Serbisë.
Kosta Rika vjen pas 2 humbjesh, dhe tashmë është e eliminuar nga ky kompeticion, por luan ndeshjen e fundit për prestigj.