Mëngjesin e sotëm po zhvillohet Forumi i Biznesit Itali-Shqipërin në Tiranë. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane, ndërsa ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues. “Reforma presim që të tërheq më shumë investues.
Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do tëmbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet” deklaroi ai.
“200 kompani të Confindustria-s Italiane në Shqipëri, për një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi.”
ERTV Live😊: 200 kompani të Confindustria-s Italiane në Shqipëri, për një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi🇦🇱🇮🇹
Posted by Edi Rama on Montag, 19. Februar 2018


