RAYONG (Tajlandë) – SHBA dhe Tajlanda zhvillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake “Cobra Gold”, ndër më të rëndësishmet në Azinë Juglindore.
NJU DELHI (Indi) – Vizitë zyrtare e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.
PARIS (Francë) – Procesi në apel i ish-ministrit të Buxhetit, Jerome Cahuzac, i dënuar me tre vite burg për korrupsion.
BERLIN (Gjermani) – Fillon Festivali i 68-të i Filmit Berlinale.
LONDËR (BM) – Java e Modës për vjeshtë-dimër 2018-19.
NISË (Francë) – Karnavalet e Nisës me temë “Mbreti i hapësirës”.
BRUKSEL – Takim i ministrave të Financave të zonës euro (Eurogrupi)./


