• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTAT/ Nishani shuan shpresat e LSI: PD do paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit
Home
Politikë

LISTAT/ Nishani shuan shpresat e LSI: PD do paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit

30 August, 2020 F.autor Politikë

Në seancën e tij të fundit për sesionin parlamentar që lamë pas, Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi Kushtetutën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe riorganizimit të koalicioneve partiake parazgjedhore.

Por fjalën e fundit për mënyrën se si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2021 do ta thotë Këshilli Politik, i cili pritet të rimblidhet në shtator për të diskutuar mbi ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor.

Partia Socialiste përmes kryeministrit Rama ka deklaruar se do të mbështes një hapje me të paktën 2/3 e listës, çka do të thotë se një të tretën e kandidatëve në lista do të vendosen nga partia.

Ndërkohë që koalicioni opozitar përmes Lulzim Bashës janë deklaruar për hapje 100% të listave, duke ia lënë plotësisht zgjedhësve në dorë përzgjedhjen e deputetëve të ardhshëm në parlament me kushtin e vetëm që të mos preket formula aktuale e koalicioneve parazgjedhore.

Krahas këtij procesi, Partia Demokratike përgjatë gjithë verës është përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Por a do të zhbënte procesin e nisur nga demokratët një hapje 100% e listave?

“Në çdo rast, në çdo lloj sistemi që të kemi. Partia Demokratike do të paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit.

Natyrisht që kjo do të bëhet në harmoni edhe me situatën që do të ketë parashikimi i Kodit Zgjedhor me koalicionet edhe me parashikimet që mund të vijnë si rezultat i reflektimeve,” u shpreh për Abc News Bujar Nishani, kreu i Këshillit Kombëtar në PD.

Debati në Këshillin Politik pritet të përqendrohet kryesisht te çështja e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë që kanë ngelur edhe 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme politike ku shqiptarët do të thonë fjalën e tyre nëse do t’i japin një mandat të tretë maxhorancës aktuale apo do t’i hapin rrugë një rotacioni politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Këta gënjejnë edhe ditën me diell…
Previous article FLUTURIMET SHQIPËRI-ITALI/ Njoftim i rëndësishëm, vetëm këta shtetas mund të udhëtojnë drejt vendit fqinj

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT