• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTAT/ I treti në listën e PS për qarkun e Shkodrës, REAGON Benet Beci: E kam pranuar pa hezitim, NUK trembem nga…
Home
Politikë

LISTAT/ I treti në listën e PS për qarkun e Shkodrës, REAGON Benet Beci: E kam pranuar pa hezitim, NUK trembem nga…

10 March, 2021 F.autor Politikë

Kreu i KESH, Benet Beci do të kandidojë në vendin e tretë të listës së Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Beci shkruan se ka pranuar pa hezitim ftesën e kryeministrit për të qenë pjesë e PS-së.

“Suksesi im në këto vite të gjata pune në drejtimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e gjatë dy viteve të fundit edhe i KESH SHA, lidhet drejtpërdrejtë me kontributin e secilit koleg e bashkëpunëtorë në realizimin e qindra projekteve për zhvillimin e vendit në disa dimensione. Ndaj mundësia për të kontribuar përmes këtij rrugëtimi e pozicioni të ri, në fakt është vlerësim edhe për ekipin me të cilin kam punuar”, shkruan më tej në postim Beci.

Postimi i plotë:

Siç tashmë jeni në dijeni, unë do të jem kandidati i tretë në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Dua t’ju them që në fillim se e kam pranuar pa hezitim ftesën e kryeministrit Rama dhe i jam përzemërsisht falenderues e mirënjohës.

Suksesi im në këto vite të gjata pune në drejtimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e gjatë dy viteve të fundit edhe i KESH SHA, lidhet drejtpërdrejtë me kontributin e secilit koleg e bashkëpunëtorë në realizimin e qindra projekteve për zhvillimin e vendit në disa dimensione.

Ndaj mundësia për të kontribuar përmes këtij rrugëtimi e pozicioni të ri, në fakt është vlerësim edhe për ekipin me të cilin kam punuar. I jam falenderues secilit prej tyre. E kam pranuar këtë mundësi të re kontributi duke besuar se njerëzit e orientuar drejt punës e rezultateve munden e do ta çojnë përpara këtë qark. Jam i vetdijshëm që përgjegjësia do të jetë tashmë edhe më e madhe, e di që kjo kërkon shumë punë e përkushtim, por këto gjëra nuk më kanë trembur kurrë.

Gjërat bëhen më të thjeshta kur motivuesit e mbështetësit më të sinqertë i ke në familje, ndaj që sot, në këtë komunikim të pare si kandidat për deputet, dua të falenderoj publikisht Fitoren, Edenjën dhe Edonin.Ju jeni suksesi im më i madh!

Do të kemi mundësi me u taku, me folë e me debatu drejtpërdrejtë apo edhe përmes teknologjisë në këtë periudhë prezantimi e fushate, me secilin prej jush që dëshiron t’i bashkohet apo ta kundërshtojë me argument programin tim për qarkun e Shkodrës e veçanërisht për qytetin.

Sot dua t’ju them të gjithëve se mund të ketë shumë gjëra që i mendojmë ndryshe, por dashurinë për qytetin dhe dëshirën me e pa sa më shpejt të zhvilluar ashtu siç i takon me qenë e kemi të përbashkët.

Në fund, po në fakt të parit që i detyrohem, dua t’i them faleminderit babës tim, Bahrisë, që këtë qytet e mban në zemër. Do bëj çmosin të kontribuoj, në një tjëtër fushë, por me të njëjtin dinjitet, sic bën ai prej gjithmonë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID/ Rriten sërish viktimat, ja sa INFEKTIME të reja ka në 24 orët e fundit (VAKSINIMET)
Previous article E PABESUESHME TEK ROMA/ Gjendet një fëmijë i humbur falë VIDEOS së prezantimit të El Shaarawy

F.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT