• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTAT E HAPURA/ Gaz Bardhi i “merr kompetencat” Bylykbashit: E PAPRANUESHME! Pres info nga Rama…
Home
Politikë

LISTAT E HAPURA/ Gaz Bardhi i “merr kompetencat” Bylykbashit: E PAPRANUESHME! Pres info nga Rama…

20 July, 2020 F.autor Politikë

Ishte sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ai i cili foli në fund të mbledhjes së Këshillit Politik, ndryshe nga çdo herë tjetër kur ka qenë përfaqësuesi i PD në “Këshill”, Oerd Bylykbashi.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se PS-ja është kthyer pas për të rihapur edhe njëherë marrëveshjen e 5 Qershorit. Numri dy i PD-së, e cilësoi si të papranueshme nismën për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Bardhi tha se i kërkoi Edi Ramës dhe pret informacion zyrtar kur do ta votojnë paktin e 5 qershorit. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme Bardhi tha se PD-ja i qëndron marrëveshjes së Qershorit.

“Sikur jeni në dijeni prej 6 muajsh, këshilli politik ka qenë në punë të vijueshme, në 5 qershor palët nënshkruan marrëveshjen dhe ne sot i kërkuam informacion kryetarit të PS-së për angazhimin e tij për miratimin pa ndryshime të paktit në Kuvend, nuk morëm përgjigje, se kur votohet pa ndryshime. Së dyti konfirmoj se i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, nga ajo jo të gjitha palët morën gjithcka që kërkuan, por ishte konsensuale. Sot na u konfirmua se duhet të rihapim cështje që kemi rënë dakord në 5 qershor, por nuk mund të hedhim në kosh punën 6 mujore.

Ndërkombëtarët harxhuan orë dhe ditë të tëra pune për produktin, por na u pohua nga PS-ja që të rihapë cështje me të cilat kemi rënë dakord. U rikthyem prapë te administrimi i zgjedhjeve. Kërkojmë nga palët që kanë firmosur të jenë serioz. Cështja e respektimit të marrëveshjes nuk është më e brendshme, por kusht për nisjen e bisedimeve me BE-në. Ne i qëndrojmë 5 qershorit, duhet ti qëndrojnë edhe palët e tjera. Për ne është e papranueshme që të ndryshohet.

Një parti që firmos një marrëveshje duhet ti qëndrojë. Ne nuk kemi kërkuar kohë, ne i kemi dhënë kohë kryeministrit, që të na informojë zyrtarisht se kur do të kalojë për miratim pa ndryshime kodi që ne kemi bërë. Besoj që edhe ju e dini se nuk ka ende një datë. Ndryshimet e njëanshme minojnë dakordësinë e parë” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL MADRID I DYZUAR/ Mesfushori Ceballos: Nuk e di të ardhmen time!
Previous article FITOI KUPËN E ITALISË/ Napoli përgatit suprizën për Gattuson para ndeshjes me Barcelonën

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT